Problemi i gazit, Europa pret një dimër të vështirë - Rritja e kërkesës nga Kina mund ta vështirësojë situatën

Europa ka bërë një punë të mirë për të reduktuar varësinë e saj nga nafta dhe gazi rus si dhe për të lehtësuar krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Por pavarësisht kësaj ajo ende nuk ka dalë nga problemi, sipas kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol.
Ai theksoi se Europa arriti të transformojë tregun e energjisë, të zvogëlojë pjesën e gazit rus në konsum nën 4% dhe ekonomia e saj ende nuk është prekur nga recesioni. Emetimet e dëmshme europiane janë ulur dhe rezervat e gazit janë në një nivel shumë të mirë, shtoi Birol. Ai vlerësoi se vendet europiane bënë një punë të mirë dimrin e kaluar, edhe pse pjesërisht falë një moti më të butë se sa pritej.
Megjithatë, Birol paralajmëroi se tregu europian i energjisë duhet të kapërcejë tre pengesa të tjera të mëdha këtë vit - kërkesën në rritje të Kinës, falimentimin e mundshëm të SHBA-së dhe varësinë e saj ende aktuale nga eksportet ruse të energjisë.
Sipas tij vitin e kaluar oferta në tregun botëror të energjisë ishte e bollshme falë faktit se Kina mbylli fabrikat e saj dhe vendosi rregulla strikte për Covid-in, ndaj bleu më pak naftë dhe gaz për shkak të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik. Megjithatë, ky nuk është më rasti dhe Europa mund të përballet me një dimër më sfidues këtë vit.
Kërkesa për gaz natyror të lëngshëm nga Kina pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit, tha Birol, duke shtuar se importet e gazit të vendit janë një "faktor kyç" për kërkesën në tregun e gazit natyror. Megjithatë, ai beson se çmimet e energjisë mund të jenë më të ulëta se sa pritej dhe ai nuk pret një "bum të madh" në importet kineze.
IEA parashikon që kërkesa globale për naftë do të rritet me më shumë se 2 milionë fuçi në ditë këtë vit, me Kinën, importuesja e dytë më e madhe e naftës në botë pas SHBA-së, përgjegjëse për pothuajse 60 për qind të kësaj rritjeje të kërkesës.
Eksportet e gazit nga gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom në Zvicër dhe BE ranë me 55% në vitin 2022, sipas të dhënave të Gazprom të publikuara në janar. Birol vuri në dukje se nëse do të ketë një reduktim të mëtejshëm të importeve të gazit "për arsye politike", Europa mund të përballet sërish me "disa sfida" në dimrin e ardhshëm. AI theksoi se G7 dhe vendet europiane nuk do të bëjnë më marrëveshje me Rusinë, duke thënë se historia e gazit rus ka "mbaruar".
Dorina Kurtaj / SCAN

Qeveria në Malin e Zi paralajmëron një sezon rekord turistik - Çmimet janë rritur deri në 30 %
Qeveria në Malin e Zi ka muaj që paralajmëron një sezon rekord turistik. Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë turistë në parasezon, përsërisin ata,......

Irlanda etiketon pijet alkoolike - Lajmërime për rreziqet që sjellin për shëndetin
Ligji i parë në botë për etiketimin e shëndetit për alkoolin është prezantuar në Irlandë. Siç u theksua, etiketat paralajmëruese do të jenë të barabarta me ato......

‘Ka qenë një urryes i tyre’ - Elon Musk njofton nisjen e reklamava të Tesla për herë të parë në historinë e saj
Tesla mund të ketë zbuluar tashmë reklamën e saj të parë më pak se një javë pasi Elon Musk tha se kompania do të fillonte reklamat për herë të parë në......

Puna e ëndrrave - Një agjenci ndikuese po u ofron njerëzve 1000 dollarë për të qëndruar në TikTok për 10 orë rresht
Një agjenci ndikuese e marketingut po prek dashurinë e përdoruesve të mediave sociale për TikTok dhe po ofron një mundësi për punën e ëndrrave që do t'i......

8 vende europiane kundërshtojnë standardet Euro 7 të emetimeve të makinave – Akuzojnë KE-në për detyrime shtesë
Një koalicion prej tetë vendeve, i udhëhequr nga Çekia, është mbledhur për të shprehur kritika kundër standardeve të propozuara të emetimit të makinave Euro......

Kriza e strehimit në Gjermani po godet rëndë refugjatët - Berlini dhe qytete të tjera po krijojnë shtëpi me kontejnerë
Me një rritje prej 80 për qind të kërkesave për azil këtë vit, Berlini dhe qytete të tjera gjermane po krijojnë shtëpi me kontejnerë në një sfond të protestave......

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD për fuçi - Parashikohet rritje e kërkesës në SHBA, gjatë sezonit të pushimeve verore
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi investitorët presin një rritje të kërkesës, sidomos në SHBA, për shkak se së shpejti fillon edhe......

Dollari forcohet lehtë - FED do të mbajë norma të larta interesi për një kohë më të gjatë
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të parashikimeve se normat e interesit në SHBA do të qëndrojnë të larta për një kohë më të......