Europa Postuar më 23 Maj 2023, 12:03

Kur konsiderohesh i varfër në Gjermani? - “Nëse të ardhurat mujore janë nën 1200 euro neto”

Nga SCAN TV
Kur konsiderohesh i varfër në Gjermani? - “Nëse të

Një vit më parë, varfëria dhe bashkë me të izolimi social kërcënuan një të pestën e qytetarëve gjermanë. Kjo është rreth 17.3 milionë njerëz, ose 20.9 për qind e popullsisë, sipas të dhënave nga Byroja Federale e Statistikave. Njësoj ka qenë edhe në 2021 - shin, kur kjo përqindje ishte në të njëjtin nivel.

Sipas kritereve të Bashkimit Europian, varfëria ose përjashtimi social kërcënon dikë që plotëson një nga këto tre kushte: të ardhura mujore nën kufirin e varfërisë, nëse familja përballet me privim të rëndë material ose social ose nëse shumë pak anëtarë të familjes janë të punësuar.

Disa njerëz në Gjermani preken nga një prej kushteve, për shembull pagat e ulëta, ndërsa të tjerë vuajnë varfërinë dhe izolimin sipas të tre kritereve. Për sa i përket të ardhurave, një person konsiderohet i rrezikuar nga varfëria nëse ka më pak se 60% të të ardhurave mesatare. Vitin e kaluar, ky nivel arriti në 1250 euro neto në muaj për beqarët.

Rreth 12.2 milionë njerëz në Gjermani, 14.7 %për qind, jetojnë në hijen e varfërisë dhe në vitin 2021 ishin 16 %.

Vitin e kaluar, 5.1 milion njerëz, ose 6.1%, pësuan privim të rëndë material ose social në Gjermani, nga 4.3% në 2021. Kjo do të thotë se zgjedhjet e jetës janë "mjaft të privuara" për shkak të mungesës së parave, sipas statisticienëve.

Për shembull, ata nuk mund të paguajnë qiranë ose hipotekën e tyre, të shkojnë me pushime për një javë, të zëvendësojnë mobiljet e konsumuara ose të dalin në një restorant me familjen ose miqtë një herë në muaj.

Sa i përket kriterit të tretë, në Gjermani në vitin 2022 rreth 9.7% për qind e popullsisë nën moshën 65 vjeç, ose 6.1 milionë njerëz, jetonin në një familje me shumë pak të punësuar. Një vit më parë, pjesa e tyre në popullsi ishte 9.5 %.

Sipas të dhënave jo të plota, më pak njerëz që jetojnë në varfëri apo izolim social janë në Finlandë, 16.3 %. Në anën e kundërt të renditjes është Bullgaria me 32.2 %.

Me 21% në vitin 2021, Gjermania ishte pak më poshtë mesatares së atëhershme të BE-së prej 21.7 %.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat