Europa Postuar më 23 Maj 2023, 12:01

Turqia, gati ‘Qendrën e Gazit’ për Europën - Do të jetë aktive brenda një viti. Kapaciteti 40 mld metër kub  

Nga SCAN TV
Turqia, gati ‘Qendrën e Gazit’ për Europën - Do

Qendra e gazit për Europën është gati. Ministria turke e energjisë deklaroi se nëpërmjet saj Europa do të furnizohet me energji brenda vitit.

Sipas ministrisë projekti në fjalë është shumë i rëndësishëm sidomos për vendet e Europës jugore. Në këto vende, askush nuk pyet më nëse ka nevojë apo jo për një qendër të re gazi, thjesht janë të interesuar se kur do të fillojë punën për furnizimin.

Duke theksuar se pavarësisht ritmit të ngadaltë projekti është i sigurtë dhe do të furnizojë të gjithë Europën, ministri turk i energjisë u shpreh se Turqia mund të furnizojë Europën me rreth 40 miliard metra kub gaz natyror në territorin e saj, pjesë e tepricës prej 100 miliardë metër kub të marrë çdo vit nga jashtë.

Turqia po negocion me 15 vende që mund të marrin pjesë në zbatimin e projektit, duke përfshirë Azerbajxhanin, Iranin dhe shtetet e Gjirit Persik.

Në tetor 2022, presidenti rus Vladimir Putin propozoi krijimin e një qendre në territorin e Turqisë që mund të devijonte gazin rus që më parë kalonte përmes Nord Stream, dhe Ankaraja reagoi pozitivisht ndaj kësaj nisme.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat