Shqipëria Postuar më 23 Maj 2023, 14:20

Shirat përmirësojnë situatën energjetike - Në 3 muajt e parë, prodhimi u rrit 38.3%. Humbjet në rrjet pësuan rënie

Nga SCAN TV
Shirat përmirësojnë situatën energjetike - Në 3 muajt e

Situata e prodhimit të energjisë elektrike në vend paraqitet pozitive në 3-mujorin e parë të vitit, për shkak të rritjes së gjenerimit si pasojë e situatës së favorshme hidrike. Sipas ytë dhënave nga INSTAT, në periudhën janar – mars 2023, prodhimi neto vendas u rrit me 38,3 %, duke arritur vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57,9 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,5 % dhe nga të tjerë prodhues, ku përfshihet energjia diellore në masën 0,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Rrjedhimisht, importi bruto i energjisë elektrike, në tremujorin e parë të vitit 2023, arriti vlerën 246 GWh nga 715 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar ulje me 2,9 herë. Rritja e prodhimit ndikoi edhe në rritjen me 2.4 herë të eksportit të energjisë elektrike, që arriti vlerën 904 GWh nga 373 GWh, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq, edhe humbjet në rrjet pësuan rënie MË 8.4%, duke arritur në vlerën 534 GËh nga 583 GËh, që ishin në periudhën janar – mars 2022.

Në këto shifra, ka ndikuar ulja e humbjeve në shpërndarje me 11.8%, ndikuar edhe nga sasia më e ulët e konsumura energjisë. Ndërkohë që, ndryshe paraqitet situata për humbjet në trasnmetim, që per 3-mujorin e parë të vitit shënuan rritje me 29. 6%

Ola Mitre/ SCAN

Sondazh

Poll
Europa 24 Mars

10 termocentralet më ndotës në Europë!

10 emetuesit kryesorë të karbonit në Europë vitin e kaluar ishin të gjitha termocentrale me qymyr, sipas analizave të reja nga grupi i ekspertëve energjetik......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat