Ndryshime ligjore për nomadët digjital në Shqipëri – Përjashtohen nga taksimi për 1 vit dhe pajisen me leje unike

Nomadët digjitalë kanë tashmë një terren të sigurt ligjor për mbarëvajtjen e punës së tyre në Shqipëri.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, i miratuar sot në komisionin përgjegjës parlamentar për Ekonominë dhe Financat siguron një liberalizim të plotë për çështjen e taksave.
Punonjësit lëvizës digjitalë nuk do të konsiderohen rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë prej 12 muajsh, parakusht që përkthehet në përjashtimin nga taksat për një vit.
Punonjësit lëvizës digjitalë pajisen me leje unike, bazuar në ligjin “Për të huajt” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.”
Sipas Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali: " Kjo paketë incentivizuese ndaj punonjësve lëvizës digjitalë është një kontribut i shtuar për reformat e digjitalizimit në Shqipëri dhe vjen si bashkëkontribut me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Një mjedis i tillë favorizues e kthen Shqipërinë në një terren shumë tërheqës për këtë kategori ekspertësh digjitalë që sa vjen e shtohet pas pandemisë."
Ndryshimet e ligjit aktual, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve” përcjellin një harmonizim të aktualitetit shqiptar me përvojën e vendeve të rajonit dhe BE-së. Në themel të konsultimeve ishte harmonizimi me prioritetet e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve, për vitet 2021-2027 dhe Strategjisë Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin 2017 – 2022.
Një akomodim i përshtatshëm i nomadëve digjitalë në Shqipëri, si në kushtet e punës, ashtu edhe në ato të jetës së përditshme, nuk është avantazhim vetëm për ta. Periudha e akomodimit të përkohshëm të tyre përkthehet dhe në rritje të efikasitetit të zhvillimit të startup-eve, rritjes së punësimit të të rinjve shqiptarë dhe rritjes së të ardhurave për ekonominë e komunitetit, ku nomadët digjitalë strehohen.
Të ardhurat mesatare në vit të nomadëve digjitalë variojnë në mënyrë të ndjeshme, por afro 35 % e tyre marrin nga 50 mijë dollarë – 100 mijë dollarë në vit.
SCAN
Sondazh

Ibrahimaj dhe Kumbaro, takim me institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike!
Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe pjesëmarrjen e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u zhvillua sot......

OBSH paralajmëron kundër rreziqeve afatgjata shëndetësore të ëmbëltuesve artificialë!
Zëvendësuesit e sheqerit si stevia, aspartame dhe sukraloza nuk i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë në afat të gjatë dhe në vend të kësaj mund të paraqesin......

Eksploroni Francën për 1 euro - Si ta shihni të gjithë vendin me kosto të ulët këtë verë?!
Shërbimi i trenave me kosto të ulët Ouigo po shet bileta për vetëm 1 euro më 23 maj. Shitja 24-orëshe do të jetë e disponueshme në Ouigo Train Classique -......

Kur konsiderohesh i varfër në Gjermani? - “Nëse të ardhurat mujore janë nën 1200 euro neto”
Një vit më parë, varfëria dhe bashkë me të izolimi social kërcënuan një të pestën e qytetarëve gjermanë. Kjo është rreth 17.3 milionë njerëz, ose 20.9 për qind......

Turqia, gati ‘Qendrën e Gazit’ për Europën - Do të jetë aktive brenda një viti. Kapaciteti 40 mld metër kub
Qendra e gazit për Europën është gati. Ministria turke e energjisë deklaroi se nëpërmjet saj Europa do të furnizohet me energji brenda vitit. Sipas......

Kryqëzori festiv mbërrin në Dubrovnik - Udhëtimi kushton deri në 6 mijë euro në ditë
Anija turistike e kompanisë Azamara, në të cilën udhëtojnë vetëm persona që duan të festojnë, është ankoruar përballë Lokrum, i cili ndodhet afër......

Problemi i gazit, Europa pret një dimër të vështirë - Rritja e kërkesës nga Kina mund ta vështirësojë situatën
Europa ka bërë një punë të mirë për të reduktuar varësinë e saj nga nafta dhe gazi rus si dhe për të lehtësuar krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në......

Qeveria në Malin e Zi paralajmëron një sezon rekord turistik - Çmimet janë rritur deri në 30 %
Qeveria në Malin e Zi ka muaj që paralajmëron një sezon rekord turistik. Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë turistë në parasezon, përsërisin ata,......