Shqipëria Postuar më 23 Maj 2023, 14:28

Në Kuvend, huaja 60 milionë euro për shërbimet publike - Kredia e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, afat 18 vite 

Nga SCAN TV
Në Kuvend, huaja 60 milionë euro për shërbimet publike -

Qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend për ratifikim marrëveshjen e huasë 60 milionë euro me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Qëllimi I kësaj huaje është përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech.

Programi  synon përmirësimin e portalit “e-Albania” dhe infrastrukturave mbështetëse të tij, duke sjellë funksionalitete të reja për qytetarët dhe bizneset në përfitimin e shërbimeve publike (të cilat tashmë ofrohen në masën 95% vetëm on-line në “e-Albania”), si dhe investimin në rritjen e aftësive bazë dhe atyre të avancuara digjitale për popullatën.

Huaja që akordohet nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në  vlerën 60 milionë euro do të ketë një normë interesi të bazuar në normën e referencës euribor + marzh të pandryshueshëm 1.17%.

Kjo hua ka një afat maturimi 18 vite, duke përfshirë periudhën prej 5 vjetësh, pa pagesë principali.

SCAN

Sondazh

Poll
Europa 24 Mars

10 termocentralet më ndotës në Europë!

10 emetuesit kryesorë të karbonit në Europë vitin e kaluar ishin të gjitha termocentrale me qymyr, sipas analizave të reja nga grupi i ekspertëve energjetik......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat