Për herë të parë “fundoset” importi i drithërave - Shifra më e ulët në 5 vite në sasi dhe në vlerë

Gjatë viti që lamë pas, lufta Rusi-Ukraine nxori në pah varësinë që ka Shqipëria nga importi i drithërave, gjë që u reflektua dhe në luhatjen e fortë të çmimeve në treg, e cila rëndoi mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë. Por duket se ky vit ka bërë një kthesë të fortë në këtë drejtim.
Referuar të dhënave të detajuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të analizuara nga SCAN TV, vihet re një rënie e ndjeshme e importeve të drithërave në sasi dhe në vlerë. Konkretisht, sa i takon sasisë së importuar, rënia ka pasur luhatje nga viti në vit, ku përgjatë Janar-Prill 2023 rezulton të jenë blerë nga jashtë kufijve rreth 59.3 mijë ton drithëra, shifra më e ulët në 5 vitet e fundit dhe thuajse e përgjysmuar në raport me vitin 2019.
Po ashtu, edhe në vlerë, 4-mujori i parë i këtij viti regjistrohet në shifrën më të ulët të 5 viteve të fundit, e llogaritur në 2.8 miliardë lekë, ndërsa shifra më e lartë si në sasi dhe në vlerë regjistrohet në vitin 2020 që përkon edhe me pandeminë Covid 2019, ku janë importuar 4.6 miliardë lekë drithëra. Ndikim në rënien e importeve duket se ka dhënë fushata e ndërmarrë një vit më parë nga Ministria e Bujqësisë për të nxitur kultivimin e grurit në vend dukë ofruar mbështetje 30 mijë lekë për hektarë për sipërfaqe jo më pak se 1 hektarë.
Nga kjo fushatë u shpallën fitues 3127 fermerë. Me fondin e akorduar nga Ministria e Bujqësisë prej 500 milionë lekësh u synua, mbështetja e kultivimit të grurit për afro 16 660 hektarë tokë. Ministria e Bujqësisë synoi që sipërfaqja e kultivuar me grurë këtë vit të arrijë në 70.000 ha në total, duke u rritur me 31.2 për qind. Ndërsa një faktor tjetër lidhet me sasitë e importuara një vit më parë dhe rezervat që mund të kenë fabrikat.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Në Kuvend, huaja 60 milionë euro për shërbimet publike - Kredia e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, afat 18 vite
Qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend për ratifikim marrëveshjen e huasë 60 milionë euro me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Qëllimi I......

Deputetët kërkojnë rritje page - Ibrahimaj: Pasi të rrisim rrogat e punonjësve të administratës
Projektligji i hartuar nga qeveria që synon rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike dhe institucioneve të pavarura, ka shkaktuar pakënaqësi dhe......

Shirat përmirësojnë situatën energjetike - Në 3 muajt e parë, prodhimi u rrit 38.3%. Humbjet në rrjet pësuan rënie
Situata e prodhimit të energjisë elektrike në vend paraqitet pozitive në 3-mujorin e parë të vitit, për shkak të rritjes së gjenerimit si pasojë e situatës së......

10 termocentralet më ndotës në Europë!
10 emetuesit kryesorë të karbonit në Europë vitin e kaluar ishin të gjitha termocentrale me qymyr, sipas analizave të reja nga grupi i ekspertëve energjetik......

Ndryshime ligjore për nomadët digjital në Shqipëri – Përjashtohen nga taksimi për 1 vit dhe pajisen me leje unike
Nomadët digjitalë kanë tashmë një terren të sigurt ligjor për mbarëvajtjen e punës së tyre në Shqipëri. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në......

Ibrahimaj dhe Kumbaro, takim me institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike!
Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe pjesëmarrjen e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u zhvillua sot......

OBSH paralajmëron kundër rreziqeve afatgjata shëndetësore të ëmbëltuesve artificialë!
Zëvendësuesit e sheqerit si stevia, aspartame dhe sukraloza nuk i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë në afat të gjatë dhe në vend të kësaj mund të paraqesin......

Eksploroni Francën për 1 euro - Si ta shihni të gjithë vendin me kosto të ulët këtë verë?!
Shërbimi i trenave me kosto të ulët Ouigo po shet bileta për vetëm 1 euro më 23 maj. Shitja 24-orëshe do të jetë e disponueshme në Ouigo Train Classique -......