Bota Postuar më 4 Shkurt 2023, 10:49

Ulen çmimet globale të ushqimeve - Shënuan 18% rënie në janar për të dhjetin muaj radhazi

Nga SCAN TV
Ulen çmimet globale të ushqimeve - Shënuan 18% rënie

Çmimet globale të ushqimeve ranë në janar për të dhjetin muaj radhazi dhe tani janë rreth 18% poshtë nivelit rekord të vendosur marsin e kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Të dhënat janë publikuar nga agjencia e ushqimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Indeksi i çmimeve të FAO, ishte mesatarisht 131.2 pikë krahasuar me 132.2 në dhjetor. Ky është çmimi më i ulët i indeksit që nga shtatori 2021.

Rënia e çmimeve të vajit vegjetal, qumështit dhe sheqerit ndihmuan në uljen e indeksit, ndërsa çmimet e drithërave dhe mishit mbetën kryesisht të qëndrueshme sipas FAO.

Në vlerësime të veçanta, agjencia rriti gjithashtu parashikimet për prodhimin global të drithërave në vitin 2022 në 2.765 trilion ton.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat