Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për frymë popullsie!

Numri i tyre në vend është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet për makinat elektrike. Jo të gjithë në kryeqytetin sllovak Bratislavë disponojnë makina elektrike, megjithatë ato shihen gjithnjë e më shpesh në rrugë. Për çdo makinë të re krejt elektrike, qeveria jep 8 mijë euro, dhe krijimi i infrastrukturës për mbushjen e makinës ndihmohet me investime disa milionëshe.
Megjithatë Sllovakia është ende në fillimet e kalimit tek makinat e elektrike dhe kjo vlen të thuhet edhe për industrinë e makinave në vend.
Në vitin 2021, në Sllovaki u prodhuan rreth një milionë makina të reja, një shifër rekord në të gjithë botën, matur me numrin e popullsisë prej 5,4 milionë banorësh. Industria e makinave prodhon 13 % të prodhimit të brendshëm bruto në vend, pra tri herë më shumë se në Gjermaninë e njohur si "vend i makinave”.
Makinat e prodhuara janë kryesisht për tregun e brendshëm europian: Makinat përbëjnë 33 % të eksporteve sllovake të mallrave. Industria e makinave është motori i ekonomisë sllovake, dhe ky motor është vënë deri tani në lëvizje nga karburante me bazë fosile, të cilat janë të dëmshme për mjedisin.
Pas vitit 2035, në Bashkimi Europian do të lejohen vetëm makinat e reja që nuk çlirojnë dioksid karboni. Deri sa të vijë ajo ditë, prodhuesit që duan të vazhdojnë të shesin makina në BE, duhet të ndryshojnë prodhimin, që do të thotë se duhet të prodhojnë makina me bateri elektrike.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftës duke nisur nga dita e diel!
Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë dakord për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal......

Ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano, tenderi së shpejti - Vengu: Porti do t’i shërbejë gjithë rajonit me mundësi konkurrence edhe më të gjerë
Brenda pak javësh do të hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Projekti i ri ka vënë në garë dhjetëra kompani të huaja dhe vendase të......

“Ngrin” turizmi dimëror - Shqipëria vijon të ndërpresë ciklin 365 ditësh të pritjes së turistëve
Cikli 365 ditë i turizmit në Shqipëri nuk ka vazhdueshmëri. Mbi 53% të nurmrit të turistëve në Shqipëri vijnë vetëm për tre muaj qershor, korrik, gusht.......

Taksa e sheqerit: Sugar-tax për pijet redukton obezitetin tek fëmijët dhe jo vetëm!
Mbretëria e Bashkuar po fillon të korrë përfitimet e taksës për pijet me sheqer të vendosur në vitin 2018: hyrja në fuqi e taksës së sheqerit ka çuar në një......

Rihapet “thesi” i fondeve për fermerët - 3.2 miliardë lekë në dispozicion, çfarë pritet të ndryshojë
Fermerët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi të aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes 2023, e cila zbatohet nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe......

Projekti për pistë garash në Shqipëri - Rama: Do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë. Balluku: S’është thjesht një pistë
Disa kompani të huaja morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për projektin “Auto Moto Park Albania”, që parashikon ndërtimin e një piste offroad për të......

Qeveria “lëshon dorën” për pensionet dhe administratën - Sa do të jetë financimi për secilën kategori këtë vit dhe në vijim?
Qeveria planifikon që fondi i vënë në dispozicion për politika të reja pensionesh apo shpërblimin e pensionistëve si dhe për pagat e administratës të vijë në......

“Boom” licencash për tregtim energjie - Në vitin 2022 morën “OK” 16 kompani, numri më i lartë ndër vite
Viti 2022 shënoi një kërkesë në rritje për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që lamë......