Ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano, tenderi së shpejti - Vengu: Porti do t’i shërbejë gjithë rajonit me mundësi konkurrence edhe më të gjerë

Brenda pak javësh do të hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Projekti i ri ka vënë në garë dhjetëra kompani të huaja dhe vendase të cilat kanë paraqitur interesin e tyre për ta ndërtuar këtë port. I ftuar në Scan Update, drejtori i Portit, Pirro Vengu foli për fazat e ndërtimit të Portit të ri.
“Ne parashikojmë që brenda pak javësh të hapim tenderin ndërkombëtar. Faza e parë është faza e përzgjedhjes paraprake, pra mund të ketë shumë konkurrentë dhe më pas do jetë faza, ku do u jepet e drejta atyre që të përmirësojnë ndoshta dhe të optimizojnë. Është një detyrë që i lëmë këtyre kompanive, që të optimizojnë ndërtimin në mënyrë që ndoshta të dalë më kosto më të ulët. Ka mundësi që të optimizohet edhe koha e ndërtimit që të jetë më e shkurtër se 3 vite, por edhe që optimizohen kostot, në mënyrë që të kemi ndoshta brenda këtij buxheti të alokuar nga qeveria dhe e kredimarrjes që do ndodhë, të mund të kemi mundësi pse jo të ndërtojmë dhe vepra të tjera”," u shpreh ai.
Forma e ndërtimit të Portit tregtar në Porto Romano do të jetë një partneritet publik privat i kufizuar me një afat 15-vjeçar.
“Do nënshkruhet një marrëveshje kredie ndërkombëtare, që do të merret nga Autoriteti Portual Durrës dhe do të rimbursohet me një periudhë 15 vjeçare, pra bëhet fjaë për një marrëveshje PPP sipas ligjit tonë, por është në PPP e kufizuar ku qeveria merr përsipër të financojë 46% dhe 54% vijnë përmes ndërtuesit që do shpallet fitues. Kjo do rimbursohet brenda 15 vjeçarit. Pronësia është 100% shtet”" shtoi ai.
Përveçse një qendër e madhe e zhvillimit ekonomik sipas Vengut, porti do të jetë edhe një nyje e fortë konkurrence me infrastrukturën e ngjashme rajonale dhe më gjerë.
“Logjika e zhvillimit të Porto Romanos në fakt është e thjeshtë dhe mund të përmblidhet në tre faza. Ideja është që njëherë që të modernizojmë infrastukturën portuale, të kemi një infrastrukturë me anije më të mëdha, thellësi pothuajse të dyfishtë krahasuar me thellësinë aktuale. Duke parë që ne jemi një port rajonal, siç e thashë i Kosovës, Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë në të ardhmen, përse jo kjo do të na fusë në një konkurrencë edhe më të drejtpërdrejtë me porte si Selaniku apo Rijeka në veri të Adriatikut, ç’ka nënkupton se na duhen edhe mëkëmbje logjistike në rajon," tha Vengo.
Krahasuar me Portin aktual të Durrësit projekti i ri do të ketë një shtrirje 5 herë më të madhe dhe do të jetë i lidhur me infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore.
Orilda Alliu/ SCAN
Sondazh

“Ngrin” turizmi dimëror - Shqipëria vijon të ndërpresë ciklin 365 ditësh të pritjes së turistëve
Cikli 365 ditë i turizmit në Shqipëri nuk ka vazhdueshmëri. Mbi 53% të nurmrit të turistëve në Shqipëri vijnë vetëm për tre muaj qershor, korrik, gusht.......

Taksa e sheqerit: Sugar-tax për pijet redukton obezitetin tek fëmijët dhe jo vetëm!
Mbretëria e Bashkuar po fillon të korrë përfitimet e taksës për pijet me sheqer të vendosur në vitin 2018: hyrja në fuqi e taksës së sheqerit ka çuar në një......

Rihapet “thesi” i fondeve për fermerët - 3.2 miliardë lekë në dispozicion, çfarë pritet të ndryshojë
Fermerët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi të aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes 2023, e cila zbatohet nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe......

Projekti për pistë garash në Shqipëri - Rama: Do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë. Balluku: S’është thjesht një pistë
Disa kompani të huaja morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për projektin “Auto Moto Park Albania”, që parashikon ndërtimin e një piste offroad për të......

Qeveria “lëshon dorën” për pensionet dhe administratën - Sa do të jetë financimi për secilën kategori këtë vit dhe në vijim?
Qeveria planifikon që fondi i vënë në dispozicion për politika të reja pensionesh apo shpërblimin e pensionistëve si dhe për pagat e administratës të vijë në......

“Boom” licencash për tregtim energjie - Në vitin 2022 morën “OK” 16 kompani, numri më i lartë ndër vite
Viti 2022 shënoi një kërkesë në rritje për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që lamë......

Rivali kinez i Tesla-s, lançon EV-të në Europë në një shtysë agresive ndërkombëtare!
Xpeng, një startup kinez i automjeteve elektrike, të premten lançoi dy nga makinat e saj kryesore në një numër vendesh europiane, ndërsa vazhdon shtytjen e saj......

Inflacioni në Turqi shkon në 58% - Niveli është shumë më i lartë se sa pritej
Inflacioni vjetor në Turqi u ul në 57.68% në janar, sipas të dhënave zyrtare, por mbetet gjithësesi shumë më i lartë se parashikimet, pavarësisht një efekti......