“Boom” licencash për tregtim energjie - Në vitin 2022 morën “OK” 16 kompani, numri më i lartë ndër vite

Viti 2022 shënoi një kërkesë në rritje për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që lamë pas 16 kompani u licencuan në ushtrimin e kësaj veprimtarie, një shifër e lartë në raport me vitet e kaluar. Kjo pasi, gjatë vitit 2021 u dhanë 7 licenca, ndërsa në 2020-ën vetëm 2 të tilla.
Edhe në vitet e mëparshëm numri i licencave të reja ka qenë ndjeshëm më i ulët se 2022-i.
Paralelisht, gjatë vitit që lamë pas edhe 5 subjekte të tjerë rinovuan licencat, që dispononin më herët. Rritja e interesit për këtë aktivitet erdhi në një kohë kur tregjet e energjisë elektrike ishin të paqëndrueshme, ndërkohë që Koroprata Elektorenergjetike Shqiptare, që menaxhonte shit-blerjet kryente procedura të shpeshta në këtë drejtim.
Sipas të dhënave zyrtare, KESH e blinte në shtrenjtë dhe e shiste më lirë energjinë se çmimet në Bursën Hungareze. Ndërkohë që, përveç kritikave të ekspertëve, nuk munguan as akuzat e opozitës për ndarje fitimesh.
Sipas legjislacionit në fuqi, tregtimi i energjisë elektrike është procesi që kryhet nga një person juridik që blen energji elektrike, me qëllim rishitjen e saj brenda ose jashtë sistemit të vendit ku kryen veprimtarinë. Në total, numri i të licencuarve në tregtimin e energjisë elektrike është 116.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rivali kinez i Tesla-s, lançon EV-të në Europë në një shtysë agresive ndërkombëtare!
Xpeng, një startup kinez i automjeteve elektrike, të premten lançoi dy nga makinat e saj kryesore në një numër vendesh europiane, ndërsa vazhdon shtytjen e saj......

Inflacioni në Turqi shkon në 58% - Niveli është shumë më i lartë se sa pritej
Inflacioni vjetor në Turqi u ul në 57.68% në janar, sipas të dhënave zyrtare, por mbetet gjithësesi shumë më i lartë se parashikimet, pavarësisht një efekti......

Prodhuesit e automjeteve i kërkojnë ndihmë BE - Regjistrimet e tyre duhet të rriten me 5% në vitin 2023
Industria europiane e automjeteve u bëri thirrje lidërve të BE-së të zbatojnë një politikë industriale ambicioze dhe të strukturuar për të konkuruar me atë të......

Zhgënjejnë Apple, Google dhe Amazon - Gjigantët e teknologjisë, përballë një perspektive të zymtë ekonomike
Apple, Amazon dhe Alphabet postuan të gjitha rezultate zhgënjyese tremujore këtë javë, ndërsa kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, e kundërshtoi trendin e zymtë......

FMN: Kriza e pasurive të paluajtshme në Kinë nuk ka përfunduar ende!
Kina duhet të bëjë më shumë për të rregulluar problemet e saj me pasuritë e paluajtshme, tha të premten Fondi Monetar Ndërkombëtar. Tregu i pronave kontribuon......

Zbutet rritja e çmimeve në zonën euro - Perspektiva e kompanive për koston dhe kërkesën, më e paqartë
Kompanitë e Eurozonës presin të ngadalësojnë ritmin e rritjes së çmimeve këtë vit pasi perspektiva e tyre për kostot dhe kërkesën bëhet më pak e qartë, sipas......

ChatGPT në SHBA kushton 20 dollarë në muaj - OpenAI synon monetizimin për përmirësimin e shërbimeve
OpenAi shoqëria që ka krijuar ChatGPT prezantoi versionin pro të chatbot-it të saj me cmimin e 20 dollarëve në muaj. Shërbimi quhet ChatGPT Plus dhe i ofron të......

CEFTA lehtëson eksportin nëpërmjet zbatimit të rregullave kalimtare që nga 1 shkurti!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton së nga data 1 shkurt 2023, palët e CEFTA- s do të fillojnë zbatimin e rregullave kalimtare për......