Bota Postuar më 3 Shkurt 2023, 11:49

ChatGPT në SHBA kushton 20 dollarë në muaj - OpenAI synon monetizimin për përmirësimin e shërbimeve

Nga SCAN TV
ChatGPT në SHBA kushton 20 dollarë në muaj - OpenAI synon

OpenAi shoqëria që ka krijuar ChatGPT prezantoi versionin pro të chatbot-it të saj me cmimin e 20 dollarëve në muaj. Shërbimi quhet ChatGPT Plus dhe i ofron të abonuarve një akses prioritar në shërbimet e chatbot, dhe gjatë kulmit të trafikut, duke siguruar në këtë mënyrë  përgjigje më të shpejta në kohë dhe mundësinë për të eksperimentuar funksione të reja dhe përmirësime, sapo ato të jenë të disponueshme.

Për momentin, ChatGPT Plus është i disponueshëm vetëm për klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të zgjedhur nga klientët e listës së pritjes të publikuar disa kohë më parë online për të shfaqur interesin e tyre në planin “pro” dhe që përmbante një pyetësor në të cilin kërkohej një iude për cmimin që atyre do i dukej i përshtatshëm për t’u abonuar. Objektivi është përhapja e këtij shërbimi dhe në vende e rajone të tjera

Shoqëria premton një qasje falas të ChatGpt. Madje paratë e abonimeve do të shërbejnë për të përmirësuar qasjen në shërbim për sa më shumë persona të jetë e mundur.

Ndërkohë është przantuar ditët e fundit, gjithmonë në blogun zyrtar të OpenAI, një mjet për të dalluar nëse teksti është shkruar nga inteligjenca artificiale apo nga njeriu. Quhet Klasifikuesi i Tekstit AI dhe duhet të ndihmojë në zbulimin e çdo fushate dezinformimi të automatizuar, tekste të rreme akademike dhe chatbot që duan t'ju bëjnë të mendoni se jeni njeri. Inxhinierët e OpenAi paralajmërojnë se ky klasifikuesi gjithësesi nuk është plotësisht i besueshëm. Pas një eksperimenti fillestar, ai ishte në gjendje të identifikonte saktë 26% të tekstit të shkruar nga ChatGPT me etiketën "me siguri të shkruar nga AI". Negativët e rremë, pra tekstet e akredituara në AI pa qenë kështu, arrinin në 9%. Marzhi i gabimit mbetet mjaft i lartë për momentin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat