Europa Postuar më 3 Shkurt 2023, 09:49

Bien euro dhe paundi - BQE sinjalizon se inflacioni po bëhet i kontrollueshëm

Nga SCAN TV
Bien euro dhe paundi - BQE sinjalizon se inflacioni po bëhet i

Euro dhe paundi kanë humbur pikë, gjatë sesionit të sotëm, pas komenteve të bëra një ditë më parë nga Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, që thanë se inflacioni në ekonomitë respektive është bërë më i menaxhueshëm. Paundi po tregtohet në rreth 1.22 dollarë, ndërsa në sesionin e kaluar humbi 1.2% të vlerës, duke prekur nivelin më të ulët në 2 javët e fundit.

Edhe euro ka zbritur poshtë 1.09 dollarëve, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 0.7%. Në takimin e së enjtes, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë rritën të dyja normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, për të luftuar inflacionin e lartë. Në konferencën për mediat, shefja e BQE, Christine Lagarde sinjalizoi se edhe në takimin e marsit norma bazë e interesit do të rriten po me 50 pikë bazë.

Gjatë ditës së sotme, investitorët do të presin edhe të dhënat mbi punësimin në Shtetet e Bashkuara për muajin janar, që do të japin një panoramë më të qartë mbi gjendjen e tregut të punës. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 23,370 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1630 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat