Europa Postuar më 3 Shkurt 2023, 09:46

Tregjet europiane korrektojnë vlerat - Realizojnë humbje modeste, pas fitimeve me 1.4% një ditë më parë

Nga SCAN TV
Tregjet europiane korrektojnë vlerat - Realizojnë humbje modeste, pas

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pas rritjes me rreth 1.4% në sesionin e kaluar. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm, për shkak se Banka Qendrore Europiane sinjalizoi se inflacioni është më i menaxhueshëm.

Në konferencën për mediat, shefja e BQE, Christine Lagarde njoftoi rritjen e normës bazë të interesit me 50 pikë bazë, në totalin e 2.5%. Gjithashtu, Lagarde sinjalizoi se në takimin e marsit norma bazë e interesit do të rritet sërish me 50 pikë bazë.

Indeksi pan-European Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.5%, ndërsa në sesionin e kaluar sektori i teknologjisë realizoi fitimet më të mëdha, në rritje me 4.6%. Më herët gjatë javës, edhe Rezerva Federale e rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë dhe sinjalizoi një tjetër rritje në takimin e marsit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat