Shqipëria Postuar më 2 Shkurt 2023, 15:08

Projekti i i Portit të ri tregtar në Durrës - Qeveria do japë 180 mln euro, brenda këtij viti synohet nënshkrimi i kontratës

Nga SCAN TV
Projekti i i Portit të ri tregtar në Durrës - Qeveria do

390 mln euro pritet të jetë vlera e investimit për ndërtimin e Porti të ri në Porto Romano. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije detajet e projektit, gjatë një prezantimit me përfaqësues të kompanive dhe institucioneve financiare ndërkombëtare të interesuara për këtë projekt.

Qeveria shqiptare do të përfshihet në këtë projekt përmes financimit të një shumë prej 180 mln euro, në formën e 2 granteve.

Gjatë prezantimit u bë me dije se qeveria synon të ketë nënshkruar kontratën në fund të këtij viti, ndonëse investitorët kërkuan më tepër kohë për hartimin e ofertave.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat