Humbjet e energjisë në transmetim, 2.11% - Miliarda lekë për mbulimin e tyre, nivelet e pandryshuar në 4 vitet e fundit

2.11% e energjisë humbi në rrjetin e transmetimit gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit kjo shifër ka mbetur në nivele thuajse të pandryshuar, që prej vitit 2019, duke u pasuar me shpenzime të larta për mbulimin e tyre.
Në vitin 2019, shpenzimet arritën në rreth 1.4 mld lekë, teksa 2022-i do të ishte pasuar me shpenzime tejet të larta për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Megjithatë, një kontratë shit-blerjeje e miratuar në shtator të vitit që shkoi përcaktoi se Korporata Elektorenergjetike Shqiptare do të duhej t’i shiste energji OST-së për mbulimin e humbjeve në rrjet, ndërkohë që çmimi për 1 Mëh do të ishte rreth 73 euro/Mwh, një vlerë ndjeshëm më e ulët se tregu.
Kontrata u miratua nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa sipas relacionit shoqërues, përcaktohej se ajo ishte lidhur në kuadër të periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizim. Në 6 muajt e parë të vitit që shkoi çmimi mesatar me të cilin u ble energjia nga OST për mbulimin e humbjeve sipas Entit Rregullator të Energjiisë sihte 263.8 euro/Mwh.
Ndërkaq, kontrata e miratuar nga ERE, për shit-blerjen e kësja energjie me një çmim të favorshëm prej 73 euro/Mwh do të ishte në fuqi deri në dhjetor 2022, ndërkohë që deri më tani nuk është miratuar një kontratë e re.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

BQE rrit normën e interesit me 50 pikë bazë - Shkon në nivelin më të lartë që nga nëntori 2008
Vetëm pak orë pas Rezervës federale në SHtetet e Bashkuara të Amerikës, Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interest me 50 pikë bazë, duke......

Bordi i Transparencës: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

‘Efektet do të jenë katastrofike’ - Kina do të humbasë gjysmën e popullsisë deri në fund të shekullit!
Popullsia në rënie e Kinës është një ogur i zymtë për pjesën tjetër të botës. Popullsia e Kinës po zvogëlohet dhe ndërsa vendi masiv është ende shtëpia e 1.4......

Qeveria shtrëngon “rripin” ndaj përjashtimeve nga taksat - Nuk preken investimet publike, parashikohen në mbi 5 % të PBB
Qeveria do të vijojë politikën e nisur për shtrëngimin fiskal dhe heqjen e përjashtimeve të bëra deri më tani për biznese në sektorë të ndryshëm, si një ndër......

Bizneset private shkelin më së shumti kodin e punës - Studimi i UNFPA: 29% e punonjësve deklaruan se nuk përfituan nga leja vjetore në 2022
Respektimi i Kodit të Punës ka krijuar diferenca ndërmjet shtetërorit dhe privatit përsa i përket krijimit të kushteve për punonjësit. Më së shumti të drejtat......

Konsumatorët, optimistë për të ardhmen e ekonomisë - Vrojtimi i Bankës Qendrore, parashikojnë blerje në shuma të mëdha në të ardhmen
Besimi i konsumatorit te ecuria e ekonomisë ka vijuar rritjen edhe në këtë fillimviti, duke ju afruar mesatares asfatgjatë. Vrojtimi periodik që kryen Banka e......

Dëmet nga makinat e pasiguruara, ku duhet të trokisni - Kreu i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve: Ligji i ri i dha zgjidhje, paguhen brenda afateve
Ligji i ri i sigurimeve, që po zbatohet prej një viti e gjysmë, ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë sa i përket aksidenteve të shkaktuara nga makinat e......

Vendimet e FED ndikojnë në bankat e tjera qendrore - Ekonomitë kryesore ndjekin të njëjtin shembull me pasoja në ekonominë globale
Sipas ekonomistëve, raundet e shumta të rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së kanë detyruar bankat qendrore të ekonomive kryesore të......