Qeveria shtrëngon “rripin” ndaj përjashtimeve nga taksat - Nuk preken investimet publike, parashikohen në mbi 5 % të PBB

Qeveria do të vijojë politikën e nisur për shtrëngimin fiskal dhe heqjen e përjashtimeve të bëra deri më tani për biznese në sektorë të ndryshëm, si një ndër rekomandimet kryesore edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në dokumentin e kuadrit makroekonomik fiskal 2024-2026, parashikohet qa politika fiskale do të vazhdojë të jetë e orientuar drejt konsolidimit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, gjë që pritet të jetë një faktor frenues për ecurinë e ekonomisë.
Megjithatë në dokument argumentohet se “konsolidimi fiskal i synuar nga qeveria do të kufizojë kërkesën e përgjithshme të sektorit publik. Si i tillë, nuk pritet të jetë një nxitës i rritjes në periudhën afatmesme.
Megjithatë, konsolidimi fiskal do të ulë primin e riskut në periudhën afatmesme dhe do të rrisë hapësirat për stimul në sektorin privat, fondamente mjaft të rëndësishme këto për sigurimin e një rritjeje të lartë e të qëndrueshme”. Gjithashtu theksohet se në të njëjtën kohë, komponentët e politikave buxhetore të planifikuara do të mbështesin rritjen dhe për këtë arsye efekti shtrëngues i konsolidimit fiskal pritet të kompensohet.
Nga ana tjetër qeveria planifikon që politika buxhetore e qeverisë për të ruajtur një nivel të investimeve publike në mbi 5 për qind të PBB në vitet 2024 –2026 do të stimulojë formimin e kapitalit fiks bruto në ekonomi, esenciale kjo për të mbështetur nivele relativisht të larta rritje në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.
Nga pikëpamja e ofertës agregate, qeveria parashikon që të gjithë sektorët kryesorë të vazhdojnë të rriten pak a shumë me të njëjtin trend të mesatares së tyre historike. Rritja më e madhe pritet nga industria dhe shërbimet, ndjekur nga ndërtimi dhe bujqësia.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bizneset private shkelin më së shumti kodin e punës - Studimi i UNFPA: 29% e punonjësve deklaruan se nuk përfituan nga leja vjetore në 2022
Respektimi i Kodit të Punës ka krijuar diferenca ndërmjet shtetërorit dhe privatit përsa i përket krijimit të kushteve për punonjësit. Më së shumti të drejtat......

Konsumatorët, optimistë për të ardhmen e ekonomisë - Vrojtimi i Bankës Qendrore, parashikojnë blerje në shuma të mëdha në të ardhmen
Besimi i konsumatorit te ecuria e ekonomisë ka vijuar rritjen edhe në këtë fillimviti, duke ju afruar mesatares asfatgjatë. Vrojtimi periodik që kryen Banka e......

Dëmet nga makinat e pasiguruara, ku duhet të trokisni - Kreu i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve: Ligji i ri i dha zgjidhje, paguhen brenda afateve
Ligji i ri i sigurimeve, që po zbatohet prej një viti e gjysmë, ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë sa i përket aksidenteve të shkaktuara nga makinat e......

Vendimet e FED ndikojnë në bankat e tjera qendrore - Ekonomitë kryesore ndjekin të njëjtin shembull me pasoja në ekonominë globale
Sipas ekonomistëve, raundet e shumta të rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së kanë detyruar bankat qendrore të ekonomive kryesore të......

Rritet çmimi i naftës, bie vlera e dollarit - OPEC+ këmbëngul në politikën e uljes së prodhimit
Çmimet e naftës u rimëkëmbën sërish pas një rënieje në seancën e mëparshme, pasi një dollar më i dobët shtoi kërkesën për asetetme rrezik dhe vendimi i OPEC+......

Si e mbyllën janarin monedhat? - Euro "ngriti pak kokën", dollari pranë minimumit 1-vjeçar
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me kursin mesatar të këmbimit të monedhave të huaja kundrejt monedhës vendase. Le të shohim......

Kriza e gazit në Gjermani - Vendi s’mund të mbështetet më në dimrat e ngrohtë
Gjermania do e kalojë këtë dimër pa ndërprerje të mëdha në furnizimet me gaz, por kjo nuk nënkupton tejkalim të krizës energjetike. Shefi ekzekutiv i E.ON, një......

FED rrit me 25 pikë bazë normën e interesit - Powell: Duhen më shumë prova që vërtetojnë rënien e inflacionit
Rezerva Federale rriti normën e saj të interesit me një cerek pikë përqindjeje, megjithatë vazhdoi të premtojë rritje të vazhdueshme në kostot e huamarrjes si......