Si e mbyllën janarin monedhat? - Euro "ngriti pak kokën", dollari pranë minimumit 1-vjeçar

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me kursin mesatar të këmbimit të monedhave të huaja kundrejt monedhës vendase. Le të shohim ecurinë e disa nga monedhave më të rëndësishme, duke mbajtur parasysh që kursi mesatar i këmbimit përfaqëson mesataren e thjeshtë të kurseve zyrtare ditore të këmbimit përkundrejt monedhës vendase LEK.
Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin e parë të vitit 2023 me një rritje prej 1.46 pikësh krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të këmbimit mes euros dhe lekut, tregojnë se, euro është këmbyer mesatarisht me 116.39 lekë gjatë muajit janar të këtij viti, nga 114.93 që fiksohej kjo mesatare gjatë një muaji më parë.
Që prej vitit 2002 kur ka hyrë në qarkullim, monedha e përbashkët europiane nuk ishte këmbyer mesatarisht gjatë një muaji me një normë nën 116 lekë. por, kjo tendencë ndryshoi përgjatë vitit 2022 preku nivele historike duke u këmbyer edhe nën normën e 116 lekëve. Pavarësisht rritje në janar, shifra është e dyta më e ulët pas dhjetorit 2022, që shpjegohet disi edhe me rritjen e ofertës së euros në treg për shkak të ardhjes së emigrantëve gjatë fundvitit.
Monedha e dytë më me ndikim në tregun tonë të brendshëm valutor është dollari amerikan. Ndryshime ka shënuar edhe kursi i këmbimit mes dollarit amerikan kundrejt lekut. Kështu, 1$ është këmbyer mesatarisht me 107.9 lekë gjatë muajit janar të këtij viti, nga 108.52 që fiksohej kjo mesatare gjatë muajit dhjetor të vitit 2022. Kursi mesatar i këmbimit gjatë muajit janar i afrohet niveleve të shkurtit të vitit të kaluar, kur 1 dollar amerikan këmbehej mestarisht me 107.02 lekë. Prej 10 muajsh, që nga marsi dhe deri në fund të vitit 2022, kursi mesatar i këtyre muajve ka qëndruar mesatarisht në nivelin e 114 lekëve.
Nëse shohim paundin britanik, gjatë muajit janar mestarisht është këmbyer me 132 lekë. Ndonëse vijon të mbetet monedha më e vlerësuar në tregun e brendshëm valutor, kursi mesatar i këmbimit ka pësuar ulje për muajt dhjetor-janar krahasur me muajt e tjerë të vitit të 2022.
Ilda Methasani / SCAN
Sondazh

Kriza e gazit në Gjermani - Vendi s’mund të mbështetet më në dimrat e ngrohtë
Gjermania do e kalojë këtë dimër pa ndërprerje të mëdha në furnizimet me gaz, por kjo nuk nënkupton tejkalim të krizës energjetike. Shefi ekzekutiv i E.ON, një......

FED rrit me 25 pikë bazë normën e interesit - Powell: Duhen më shumë prova që vërtetojnë rënien e inflacionit
Rezerva Federale rriti normën e saj të interesit me një cerek pikë përqindjeje, megjithatë vazhdoi të premtojë rritje të vazhdueshme në kostot e huamarrjes si......

Hakerat e Crypto-s vjedhin 3.8 miliardë dollarë në 2022 - Raporti, operacionet u drejtuan nga grupet e Koresë së Veriut
Viti i kaluar ishte më më negativi për sa i përket rekordit për grabitjet e kriptomonedhave, me hakerat që vodhën deri në 3.8 miliardë dollarë, të drejtuar nga......

Ekonomia do të rritet me 3% këtë vit? - Instituti i Vienës: Shqipëria, vendi i dytë me rritjen më të lartë në rajon
"Instituti i Vienës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare" është institucioni i radhës që ka parashikuar rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin aktual, por......

Australia ‘fshin’ mbretin Çarls nga kartëmonedhat – Kush do ta zëvendësojë imazhin e tij?!
Australia njoftoi të enjten se do të fshijë monarkun britanik nga kartëmonedhat e saj, duke zëvendësuar imazhin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në......

BE prezanton planin e ri për të kundërshtuar subvencionet amerikane dhe parandaluar ‘rrjedhjen’ e talenteve!
Nga frika e një eksodi shkatërrues biznesi përtej Oqeanit Atlantik, Komisioni Europian zbuloi të mërkurën plane të reja për të nxitur industrinë e gjelbër të......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin takimin e BQE dhe Bankës së Anglisë
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën lëvizjet e fundit të Rezervës Federale, ndërsa tashmë po presin......

Nafta zbret pranë 83 USD për fuçi - Në fokus, marrëveshja e BE për të vendosur tavan mbi naftën ruse
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por një ditë më parë ra ndjeshëm, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur normën bazë të......