Bota Postuar më 2 Shkurt 2023, 10:38

Nafta zbret pranë 83 USD për fuçi - Në fokus, marrëveshja e BE për të vendosur tavan mbi naftën ruse

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 83 USD për fuçi - Në fokus,

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por një ditë më parë ra ndjeshëm, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, që rrëzoi dollarin amerikan. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 83 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.

Një dollar më i dobët i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër më të shtrenjta për zotëruesit e monedhave të tjera.

Ndërkohë, investitorët po tregohen të kujdesshëm pasi duke filluar nga 5 shkurti, Bashkimi Europian do të ndalojë importin e nënprodukteve të naftës nga Rusia. Megjithatë, vendet e Bashkimit Europian do të duhet të arrijnë një marrëveshje deri të premten, mbi propozimin e Komisionit Europian për të vendosur një tavan mbi çmimet e naftës ruse.

Javën e kaluar, Komisioni propozoi se, duke filluar nga 5 shkurti, Bashkimi Europian të aplikojë një tavan prej 100 dollarë për fuçi për produktet Premium të naftës ruse dhe një tavan prej 45 dollarë për fuçi për naftën e përpunuar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat