Rritja e sigurisë në rrugë - Dhoma Amerikane: Monitorim digjital i mjeteve në qarkullim, ndikon dhe në uljen e emetimeve

Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor finalizuan projektin e Monitorimit Interaktiv Digjital, një platformë që konsiston në monitorimin e mjeteve në qarkullim, duke përdorur teknologji amerikane, përmes analizës së të dhënave dhe implementimit të kamerave të dedikuara për të fotografuar targa automjetesh në mjete lëvizëse.
Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane, Neritan Mullaj tha se ky projekt do të ndihmojë në rritjen e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e emetimeve të ndotësve në ajër. Ndërkaq, kreu i Drejtorisë së Përgjithsme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja theksoi rëndësinë e këtyre sistemeve për institucionin që ai drejton.
Për të arritur targetet është e rëndësishme që ne të kemi sistemet tona, format e komunikimit dhe mjetetet inteligjente, në mënyrë që të shkëmbejmë informacion dhe ndihmojmë institucionet të tjerë sikurse është edhe Policia e Shtetit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë, siguria në përgjithësi dhe ligjshmëria.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e përfshirjes të zgjidhjeve inteligjente në shërbimet e qytetarëve.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Ulen komisionet e ndërmjetësimit në sigurime - Pritet zbritje e mëtejshme!
Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të......

Dollari dhe Paundi vijojnë edhe sot të humbasin pikë ndërsa Franga vazhdon të forcohet!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të humbasë pikë teksa ka shënuar një rënie të ndjeshme në raport me dje duke u blerë sot me 105.6 lekë dhe duke u shitur me......

Këshilli Mbikëqyrës i BSH nuk e ndryshon normën e interesit. Guvernatori Sejko:Inflacioni në rënie
Tendenca rënëse e inflacionit që po konstatohet në ekonominë globale dhe atë lokale, ka bërë që sërish Këshilli MBikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të mos e......

Kosova rrit pagën minimale - Kush do të paguhet më shumë?!
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, dhe 110 euro për vitin 2024.......

A është 2023 një kohë e mirë për të investuar në pasuri të paluajtshme?!
Investimi në pasuri të paluajtshme mund të jetë një metodë e shkëlqyer për të ndërtuar shumë pasuri pikërisht tani në vitin 2023. Mendoni për pasuritë e......

Shkrirja e apeleve, short nga e para për 32 mijë dosje - Çështjet e pagjykuara në rrethe tashmë sillen në Tiranë, në duart e 25 gjyqtarëve
Momenti më i dhimbshëm i shkrirjes së gjykatave të apelit, proces që nisi zyrtarisht këtë të mërkurë, duket se do të jetë fati i rreth 32 mijë dosjeve të......

Rritje pagash për sektorin IT të administratës - Ibrahimaj: Masë përforcuese kundër sulmeve kibernetike
Për forcimin e sistemeve kompjuterike në të gjitha institucionet e administratës, qeveria ka vendosur rritjen e pagës për të gjithë punonjësit e......

Sa po “rëndon” rritja e pagës minimale bizneset? - Një sipërmarrje me 10 punonjës pagoi 134 mijë lekë sigurime më shumë
Ndonëse rritja e pagës minimale ka ndihmuar punonjësit e sektorit privat, nga ana tjetër po rrit kostot për bizneset të cilët janë të detyruar të paguajën më......