Kosova rrit pagën minimale - Kush do të paguhet më shumë?!

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, dhe 110 euro për vitin 2024. “Pas këtij procesi shumë kompleks e voluminoz, është vendosur vlera e koeficientit për vitin 2023 prej 105 euro, ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ajo do të jetë 110 euro”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit që varion nga 2 deri në 18 dhe prodhon në fund vlerën e pagës përfundimtare të punonjësit. Sipas njoftimeve për media Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.
Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.
Si do të jetë rritja e pagave në varësi të pozicioneve dhe kush do të paguhet më shumë?
- Me Ligjin për Paga parashihet që Presidentja e Kosovës ta ketë pagën më të madhe në vend, me koeficient 18. Pas saj radhitet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5.
- Paga e kryeministrit është paraparë ta ketë koeficientin e njëjtë me atë të Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të shtetit, me koeficient 17.
- Shefi dhe zëvendësshefi i Stafit në Presidencë do ta ketë koeficientin 13. Shefi i Stafit në Zyre të Kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës me koeficient 12.5. Këshilltarët politik me koeficient mbi 10.
- Pozita e Komandantit të FSK-së është parapa të paguhet me koeficient 15, ndërsa koeficientin 15.5 do ta ketë pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës.
- Drejtori i Përgjithshëm i Doganës pritet ta ketë koeficientin 14.5. Ndërsa në Shërbimin Korrektues të Kosovës, udhëheqësi i pavionit është parapa ta ketë koeficientin 7.3.
- Rektori do ta ketë koeficientin 14.2, dekani 12.8 dhe profesori i rregullt 12.4. Drejtori i Shkollës së Mesme të lartë 6.4 dhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë 5.8. Mësimdhënësi në Shkollë fillore dhe të Mesme të Ulët 5.6, Mësimdhënësi në institucionet parashkollore 5.2 dhe edukatorët 5.
- Pozita e Drejtuesit në Shëndetësi është 12.4, Mjek specialist 12, Mjek në Specializim 8, Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist 7.4, Laborant, Infermier, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist, 5.6.
- Ambasadori do ta ketë koeficientin 10. Kryetari i kryeqytetit do ta ketë koeficientin 15, ndërsa kryetarët e komunave do ta kenë koeficientin në bazë të numrit të banorëve që ka komuna. Për shembull komuna që ka mbi 100 mijë banorë, kryetari i saj do ta ketë koeficientin 13.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

A është 2023 një kohë e mirë për të investuar në pasuri të paluajtshme?!
Investimi në pasuri të paluajtshme mund të jetë një metodë e shkëlqyer për të ndërtuar shumë pasuri pikërisht tani në vitin 2023. Mendoni për pasuritë e......

Shkrirja e apeleve, short nga e para për 32 mijë dosje - Çështjet e pagjykuara në rrethe tashmë sillen në Tiranë, në duart e 25 gjyqtarëve
Momenti më i dhimbshëm i shkrirjes së gjykatave të apelit, proces që nisi zyrtarisht këtë të mërkurë, duket se do të jetë fati i rreth 32 mijë dosjeve të......

Rritje pagash për sektorin IT të administratës - Ibrahimaj: Masë përforcuese kundër sulmeve kibernetike
Për forcimin e sistemeve kompjuterike në të gjitha institucionet e administratës, qeveria ka vendosur rritjen e pagës për të gjithë punonjësit e......

Sa po “rëndon” rritja e pagës minimale bizneset? - Një sipërmarrje me 10 punonjës pagoi 134 mijë lekë sigurime më shumë
Ndonëse rritja e pagës minimale ka ndihmuar punonjësit e sektorit privat, nga ana tjetër po rrit kostot për bizneset të cilët janë të detyruar të paguajën më......

Çmimet “kapërcejnë” krizën në fund të 2023-shit! - Qeveria, parashikime optimiste për inflacionin. Supozon mbi skenarin më të mirë
Pas një viti të vështirë, ku për shkak të luftës në Ukrainë, çmimet pësuan një rritje të konsiderueshme, kostot e jetesës për qytetarët shqiptarë pritet të......

Gati kartat bazike bankare, opsion konvertimi i llogarive ekzistuese - Në 2023, 70% e popullsisë me llogari në banka. Tarifa zero për shtresat vulnerabël
Deri në fund të këtij viti, Banka e Shqipërisë planifikon që 70% e popullsisë shqiptare të ketë një llogari bankare, në një kohë që shteti do të marrë përsipër......

Çfarë prodhuam më shumë gjatë 2022-shit? - Ulliri mban “kampion”, lë në “hije” produktet e tjera
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm për vendin, i cili përbën mbi 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbarësia në prodhim përkthehet në më......

Britania, Franca dhe Belgjika në grevë - Arsyet, planet e qeverisë, reforma e pensioneve dhe kushtet e punës
Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar cdo gjë për grevën e përgjithshme ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë për një ditë kaotike. Mësues, zjarrfikës, makinistë......