Ulen komisionet e ndërmjetësimit në sigurime - Pritet zbritje e mëtejshme!

Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të përcaktuar në rregullore nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fuqi nga janari i këtij viti.
Sipas njoftimit të AMF-së, nga raportimet e bëra për vitin 2022, komisionet e ndërmjetësimit janë ulur në një mesatare tregu prej 17.5%, ndërsa përpara hyrjes në fuqi të rregullores, këto komisione ishin mesatarisht rreth 27%.
Bazuar në rregulloren e AMF, duke nisur nga janari i vitit 2023, shoqëritë e sigurimit nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi më të larta se 18% të primit të shkruar bruto. Por ndërkohë, nga mesatarja në nivel tregu, rezulton se kjo kuotë është aplikuar në masën më të madhe nga shoqëritë e sigurimit që në vitin 2022. Kufizimi me rregullore i komisioneve të ndërmjetësimit ka sjellë në përgjithësi ulje të kostove të marrjes në sigurim për shoqëritë e Jo-Jetës. Sipas të dhënave, rezulton se shpenzimet për sigurimet e detyrueshme motorike (TPL, Karton Jeshil, Policë Kufitare) për vitin 2022 kanë zbritur në një mesatare tregu prej 24%, nga rreth 33% që ishin përpara hyrjes në fuqi të rregullores.
Referuar njoftimit pwr media synimi i vendosjes së niveleve tavan të komisioneve për ndërmjetësit (agjentët/brokerat) ishte rritja e eficiencës së shpenzimeve të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës.
“Kufizimi i nivelit të komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik ka sjellë përgjithësisht edhe një ulje të mesatares së komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu”, shkruhet në njoftim. Kështu, nga një mesatare komisionesh prej 26% përpara hyrjes në fuqi të rregullores së AMF, në fund të vitit 2022, mesatarja e komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu ka zbritur në 21%.
Edel Strazimiri / SCAN

Dollari dhe Paundi vijojnë edhe sot të humbasin pikë ndërsa Franga vazhdon të forcohet!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të humbasë pikë teksa ka shënuar një rënie të ndjeshme në raport me dje duke u blerë sot me 105.6 lekë dhe duke u shitur me......

Këshilli Mbikëqyrës i BSH nuk e ndryshon normën e interesit. Guvernatori Sejko:Inflacioni në rënie
Tendenca rënëse e inflacionit që po konstatohet në ekonominë globale dhe atë lokale, ka bërë që sërish Këshilli MBikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të mos e......

Kosova rrit pagën minimale - Kush do të paguhet më shumë?!
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, dhe 110 euro për vitin 2024.......

A është 2023 një kohë e mirë për të investuar në pasuri të paluajtshme?!
Investimi në pasuri të paluajtshme mund të jetë një metodë e shkëlqyer për të ndërtuar shumë pasuri pikërisht tani në vitin 2023. Mendoni për pasuritë e......

Shkrirja e apeleve, short nga e para për 32 mijë dosje - Çështjet e pagjykuara në rrethe tashmë sillen në Tiranë, në duart e 25 gjyqtarëve
Momenti më i dhimbshëm i shkrirjes së gjykatave të apelit, proces që nisi zyrtarisht këtë të mërkurë, duket se do të jetë fati i rreth 32 mijë dosjeve të......

Rritje pagash për sektorin IT të administratës - Ibrahimaj: Masë përforcuese kundër sulmeve kibernetike
Për forcimin e sistemeve kompjuterike në të gjitha institucionet e administratës, qeveria ka vendosur rritjen e pagës për të gjithë punonjësit e......

Sa po “rëndon” rritja e pagës minimale bizneset? - Një sipërmarrje me 10 punonjës pagoi 134 mijë lekë sigurime më shumë
Ndonëse rritja e pagës minimale ka ndihmuar punonjësit e sektorit privat, nga ana tjetër po rrit kostot për bizneset të cilët janë të detyruar të paguajën më......

Çmimet “kapërcejnë” krizën në fund të 2023-shit! - Qeveria, parashikime optimiste për inflacionin. Supozon mbi skenarin më të mirë
Pas një viti të vështirë, ku për shkak të luftës në Ukrainë, çmimet pësuan një rritje të konsiderueshme, kostot e jetesës për qytetarët shqiptarë pritet të......