FED rrëzon dollarin amerikan - Prek nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, përballë “shportës”

Dollari është dobësuar ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare.
Presidenti i Rezervës Federale,Jerome Powell, në përfundim të takimit 2-ditor, foli për progresin e bërë në uljen e inflacionit, ndërsa paralajmëroi për shtrëngimin e mëtejshëm të politikave monetare. Gjithashtu, Powell njoftoi rritjen e normës bazë të interesit me 25 pikë bazë, që pritej gjerësisht nga investitorët.
Analistët prisnin një qëndrim më të moderuar nga Rezerva Federale dhe për këtë arsye, dollari amerikan u dobësua ndjeshëm, menjëherë pas njoftimit të këtyre vendimeve. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare ka rënë pranë 101, niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2022.
Në anën tjetër, euro është ngjitur pranë 1.1 dollarëve, niveli më i lartë që nga 4 prilli i vitit të kaluar. Gjithashtu, ditën e sotme investitorët po presin edhe takimin e Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë, të cilat pritet të rrisin normën bazë të interesit me 50 pikë bazë.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm dhe po tregtohet në rreth 23,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1670 dollarë.
SCAN

Rritja e sigurisë në rrugë - Dhoma Amerikane: Monitorim digjital i mjeteve në qarkullim, ndikon dhe në uljen e emetimeve
Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor finalizuan projektin e Monitorimit Interaktiv......

Ulen komisionet e ndërmjetësimit në sigurime - Pritet zbritje e mëtejshme!
Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të......

Dollari dhe Paundi vijojnë edhe sot të humbasin pikë ndërsa Franga vazhdon të forcohet!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të humbasë pikë teksa ka shënuar një rënie të ndjeshme në raport me dje duke u blerë sot me 105.6 lekë dhe duke u shitur me......

Këshilli Mbikëqyrës i BSH nuk e ndryshon normën e interesit. Guvernatori Sejko:Inflacioni në rënie
Tendenca rënëse e inflacionit që po konstatohet në ekonominë globale dhe atë lokale, ka bërë që sërish Këshilli MBikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të mos e......

Kosova rrit pagën minimale - Kush do të paguhet më shumë?!
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, dhe 110 euro për vitin 2024.......

A është 2023 një kohë e mirë për të investuar në pasuri të paluajtshme?!
Investimi në pasuri të paluajtshme mund të jetë një metodë e shkëlqyer për të ndërtuar shumë pasuri pikërisht tani në vitin 2023. Mendoni për pasuritë e......

Shkrirja e apeleve, short nga e para për 32 mijë dosje - Çështjet e pagjykuara në rrethe tashmë sillen në Tiranë, në duart e 25 gjyqtarëve
Momenti më i dhimbshëm i shkrirjes së gjykatave të apelit, proces që nisi zyrtarisht këtë të mërkurë, duket se do të jetë fati i rreth 32 mijë dosjeve të......

Rritje pagash për sektorin IT të administratës - Ibrahimaj: Masë përforcuese kundër sulmeve kibernetike
Për forcimin e sistemeve kompjuterike në të gjitha institucionet e administratës, qeveria ka vendosur rritjen e pagës për të gjithë punonjësit e......