Ekonomia do të rritet me 3% këtë vit? - Instituti i Vienës: Shqipëria, vendi i dytë me rritjen më të lartë në rajon

"Instituti i Vienës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare" është institucioni i radhës që ka parashikuar rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin aktual, por edhe për vitin 2024 dhe 2025. Sipas raportit, rritja ekonomike për vitin 2023 parashikohet në 3%, ndërkohë që për vitin 2024 dhe 2025 të dhënat janë akoma edhe më pozitive, me një rritje që shkon deri në 3.6% dhe 3.8% përkatësisht. Këto parashikime të Institutit të Vienës sinjalizojnë se Shqipëria do të jetë vendi i dytë, pas Kosovës, me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Përëndimor në tre vitet e ardhshme. Projeksionet e këtij institucioni për Shqipërinë janë projeksionet më optimiste deri tani.
Rikujtojmë se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023, sipas FMN, parashikohej në 2%, krahasuar me vitin që lamë pas. Nga ana tjetër, sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike për vitin aktual parashikohej në 2.2%, ndërsa Moody`s flet për një rritje prej vetëm 1.8% këtë vit. Theksojmë se edhe për Bankën Botërore, por edhe për Institutin e Vienës, vendi i cili do të shënojë rritjen më të lartë ekonomike në rajon është Kosova. Banka Botërore ka parashikuar një rritje për Kosovën deri në 3.7% për këtë vit, ndërsa Instituti i Vienës ka bërë parashikime për një rritje në 3.4%. Instituti i Vienës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare, sipas parashikimeve, thotë se vendi me rritjen më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut, me vetëm 1%. Ekonomia e Serbisë ndërkohë projektohet të zgjerohet këtë vit me 1.5%, ajo e Bosnje Hercegovinës po me 1.5% dhe e Malit të Zi me 2.6%.
Parashikimet për Shqipërinë janë pozitive edhe sa i përket çmimeve të konsumit. Për vitin 2023, sipas Institutit të Vienës, është parashikuar që norma e inflacionit të zbresë në 4%, ndërsa për vitin 2024 dhe 2025 parashikohët në 3% dhe 2.8%. Sipas të dhënave Shqipëria do jetë vendi me normën më të ulët të inflacionit në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023. Mesatarja e vendeve të rajonit sa i përket normës së inflacionit parashikohet në 8% në vitin 2023, ndërkohë që vendi i cili do të regjistrojë normën më të lartë është Maqedonia e Veriut, me 10%, pasuar nga Serbia, me 9%.
Edhe treguesi i papunësisë duket pozitiv për Shqipërinë sipas raportit, i cili parashikon se norma në vendin tonë për vitin 2023 do të zbresë në 10.5% nga 11.1% që ishte gjatë vitit 2022. Po ashtu optimiste janë edhe parashikimet për vitet e ardhshme, të cilat thonë se norma e papunësisë për vitin 2024 do të jetë 0.5 pikë përqindje më e ulët, me një normë deri në 10.0%. Ndërkohë, ky tregues për vitin 2025 llogaritet në 9.5%. Sa i përket papunësisë, projeksionet tregojnë se Shqipëria do jetë vendi i dytë me normën më të ulët të papunësisë, pas Serbisë e cila parashikohet të ketë një normë prej 9% për vitin 2023. Sipas raportit, vendi me normën më të lartë të papunësisë për vitin 2023 do të jetë Kosova me 23.5%, ndërkohë që mesatrja e Ballkanit Perëndimor llogaritet në 12.3%.
Xhorxhina Deda / SCAN

Australia ‘fshin’ mbretin Çarls nga kartëmonedhat – Kush do ta zëvendësojë imazhin e tij?!
Australia njoftoi të enjten se do të fshijë monarkun britanik nga kartëmonedhat e saj, duke zëvendësuar imazhin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në......

BE prezanton planin e ri për të kundërshtuar subvencionet amerikane dhe parandaluar ‘rrjedhjen’ e talenteve!
Nga frika e një eksodi shkatërrues biznesi përtej Oqeanit Atlantik, Komisioni Europian zbuloi të mërkurën plane të reja për të nxitur industrinë e gjelbër të......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin takimin e BQE dhe Bankës së Anglisë
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën lëvizjet e fundit të Rezervës Federale, ndërsa tashmë po presin......

Nafta zbret pranë 83 USD për fuçi - Në fokus, marrëveshja e BE për të vendosur tavan mbi naftën ruse
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por një ditë më parë ra ndjeshëm, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur normën bazë të......

FED rrëzon dollarin amerikan - Prek nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, përballë “shportës”
Dollari është dobësuar ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......

Rritja e sigurisë në rrugë - Dhoma Amerikane: Monitorim digjital i mjeteve në qarkullim, ndikon dhe në uljen e emetimeve
Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor finalizuan projektin e Monitorimit Interaktiv......

Ulen komisionet e ndërmjetësimit në sigurime - Pritet zbritje e mëtejshme!
Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të......

Dollari dhe Paundi vijojnë edhe sot të humbasin pikë ndërsa Franga vazhdon të forcohet!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të humbasë pikë teksa ka shënuar një rënie të ndjeshme në raport me dje duke u blerë sot me 105.6 lekë dhe duke u shitur me......