Bota Postuar më 2 Shkurt 2023, 10:55

Hakerat e Crypto-s vjedhin 3.8 miliardë dollarë në 2022 - Raporti, operacionet u drejtuan nga grupet e Koresë së Veriut

Nga SCAN TV
Hakerat e Crypto-s vjedhin 3.8 miliardë dollarë në 2022 -

Viti i kaluar ishte më më negativi për sa i përket rekordit për grabitjet e kriptomonedhave, me hakerat që vodhën deri në 3.8 miliardë dollarë, të drejtuar nga grupe të lidhura me Korenë e Veriut, të cilët fituan më shumë se kurrë më parë. Lajmi u konfirmua nga një raport i një firme analitike blockchain me bazë në SHBA.

Raporti i Chainalysis zbuloi aktivitet hakerimi gjatë gjithë vitit 2022, me "rritje të mëdha" në muajt mars dhe tetor. Tetori ishte muaji më i madh i vetëm ndonjëherë për hakerimin e kriptomonedhave, me 775.7 milionë dollarë të vjedhura në 32 sulme të veçanta, thuhet në raport. Tregu i kriptomonedhave u shkatërrua në vitin 2022, si pasojë e falimentimit të firmave të ndryshme të sektorit. Investitorët regjistruan humbje të mëdha dhe rregullatorët shtuan apelet për më shumë mbrojtje të konsumatorëve.

Në atë kohë, Chainalysis dhe firma të tjera konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters se llogaritë e lidhura me Korenë e Veriut kishin humbur miliona dollarë në vlerë. Por kjo nuk i pengoi hakerat. Hakerët e lidhur me Korenë e Veriut, si ata në sindikatën e kriminelëve kibernetikë, Lazarus Group, kanë qenë deri tani hakerët më të suksesshëm të kriptomonedhave, duke vjedhur rreth 1.7 miliardë dollarë në sulme të shumta vitin e kaluar. Koreja e Veriut ka mohuar akuzat për hakerim ose sulme të tjera kibernetike.

Sipas një paneli ekspertësh që monitorojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut është mbështetur gjithnjë e më shumë në hakerime për të financuar programet e saj të raketave dhe armëve bërthamore, veçanërisht pasi tregtia e deklaruar publikisht u reduktua si pasojë e sanksioneve dhe bllokimeve të COVID-19. Sipas analistëve hakerimi i kriptomonedhave është një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë së vendit. Për herë të parë vitin e kaluar, forcat amerikane të rendit sekuestruan 30 milionë dollarë fonde të vjedhura nga hakerat e lidhur me Korenë e Veriut. Por Chainalysis paralajmëron se këto mashtrime do të bëhen më të vështira dhe më pak të frytshme me çdo vit.

Objektivat në "financat e decentralizuara" ose DeFi, një segment i lulëzuar në sektorin e kriptomonedhave, përbënin më shumë se 82% të kriptomonedhës së vjedhur në vitin 2022, sipas raportit. Vitin e kaluar regjistroi një sasi rekord të transaksioneve të kriptove në lidhje me aktivitetin e paligjshëm në përgjithësi, duke arritur në 20.1 miliardë dollarë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat