Kriza e gazit në Gjermani - Vendi s’mund të mbështetet më në dimrat e ngrohtë

Gjermania do e kalojë këtë dimër pa ndërprerje të mëdha në furnizimet me gaz, por kjo nuk nënkupton tejkalim të krizës energjetike. Shefi ekzekutiv i E.ON, një ndër operatorët më të mëdhenj të rrjeteve dhe infrastrukturës energjetike në Europë, u shpreh se familjet gjermane duhet të përpiqen më shumë në kursimin e energjisë.
Rezervat në magazinat e gazit në Gjernani ishin të mbushura deri në 79.2% që nga 30 janari, duke reflektuar lëvizjen e Berlinit për të shpenzuar miliarda euro në verë dhe në vjeshtë për të blerë gaz pasi ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia. Ky nivel, i ndihmuar nga reduktimet e konsumit në industri dhe në familje, është dukshëm më i lartë se pragu 40% i vendosur nga rregullatori kombëtar i energjisë, nën të cilin situata e furnizimit të Gjermanisë do të bëhej kritike.
Por E.ON thekson se statistikat aktuale tregojnë se industria ka kursyer rreth 20% të gazit në muajt e fundit. Pjesërisht përmes efikasitetit më të madh të energjisë, por edhe duke reduktuar prodhimin. Por nga ana tjetër shkurtimet e prodhimit do të kërcënonin vendet e punës dhe pasurinë në ekonominë më të madhe të Europës në planin afatgjatë, tha Birnbaum. Kursimet e familjeve prej vetëm 10% deri më tani nuk kanë arritur të përputhen me nivelet e arritura nga industria. Sipas CEO-s së E.ON, kjo nuk mjafton pasi vendi nuk mund të mbështetet në një tjetër dimër të ngrohtë për të ndihmuar rezervat e gazit. Sipas tij nuk duhet krijuar një ndjenjë e rremë sigurie.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FED rrit me 25 pikë bazë normën e interesit - Powell: Duhen më shumë prova që vërtetojnë rënien e inflacionit
Rezerva Federale rriti normën e saj të interesit me një cerek pikë përqindjeje, megjithatë vazhdoi të premtojë rritje të vazhdueshme në kostot e huamarrjes si......

Hakerat e Crypto-s vjedhin 3.8 miliardë dollarë në 2022 - Raporti, operacionet u drejtuan nga grupet e Koresë së Veriut
Viti i kaluar ishte më më negativi për sa i përket rekordit për grabitjet e kriptomonedhave, me hakerat që vodhën deri në 3.8 miliardë dollarë, të drejtuar nga......

Ekonomia do të rritet me 3% këtë vit? - Instituti i Vienës: Shqipëria, vendi i dytë me rritjen më të lartë në rajon
"Instituti i Vienës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare" është institucioni i radhës që ka parashikuar rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin aktual, por......

Australia ‘fshin’ mbretin Çarls nga kartëmonedhat – Kush do ta zëvendësojë imazhin e tij?!
Australia njoftoi të enjten se do të fshijë monarkun britanik nga kartëmonedhat e saj, duke zëvendësuar imazhin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në......

BE prezanton planin e ri për të kundërshtuar subvencionet amerikane dhe parandaluar ‘rrjedhjen’ e talenteve!
Nga frika e një eksodi shkatërrues biznesi përtej Oqeanit Atlantik, Komisioni Europian zbuloi të mërkurën plane të reja për të nxitur industrinë e gjelbër të......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin takimin e BQE dhe Bankës së Anglisë
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën lëvizjet e fundit të Rezervës Federale, ndërsa tashmë po presin......

Nafta zbret pranë 83 USD për fuçi - Në fokus, marrëveshja e BE për të vendosur tavan mbi naftën ruse
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por një ditë më parë ra ndjeshëm, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur normën bazë të......

FED rrëzon dollarin amerikan - Prek nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, përballë “shportës”
Dollari është dobësuar ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......