FED rrit me 25 pikë bazë normën e interesit - Powell: Duhen më shumë prova që vërtetojnë rënien e inflacionit

Rezerva Federale rriti normën e saj të interesit me një cerek pikë përqindjeje, megjithatë vazhdoi të premtojë rritje të vazhdueshme në kostot e huamarrjes si pjesë e betejës së saj ende të pazgjidhur kundër inflacionit. Në një deklaratë për media që konfirmonte një progres në uljen e ritimit të rritjes së cmimeve nga nivelet më të larta të 40 viteve të fundit, thuhej ndër të tjera se inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është lehtësuar disi por mbetet i lartë.
Lufta ende në zhvillim e Rusisë në Ukrainë, vlerësohet ende si një nxitës I pasigurisë së lartë globale sipas FED. Por politikbërësit hoqëm dorë nga deklaratat e mëparshme duke përmendur luftën dhe pandeminë e Covid-19 si kontribues të drejtpërdrejtë në rrithen e cmimeve dhe nuk përmendën krizën globale shëndetësore për herë të parë që nga marsi 2020.
Gjithsesi, FED shtoi se ekonomia amerikane po shënonte një rritje modeste dhe zgjerim të fuqishëm të vendeve të punës, me politikbërësit ende shumë të vëmendshëm ndaj rreziqeve të inflacionit. Komiteti i tregut të hapur federal – parashikoi që rritjet e vazhdueshme në intervalin e synuar do të jenë të përshtatshme për të arritur një qëndrim të politikës monetare që është mjaft kufizues për të kthyer inflacionin në 2% me kalimin e kohës.
Kryetari I FED Jerome Powell, theksoi se përparimi I fundit në betejën kundër inflacionit – megjithëse është i kënaqshëm – është ende i pamjaftueshëm për të sinjalizuar një fund të rritjes së normës. Ai shtoi se duhen më shumë prova që vërtetojnë rënien e inflacionit, për të qenë të sigurtë se objektivi po arrihet. Powell u shpreh i bindur se ka një rrugë prapa objektivit të inflacionit prej 2% të FED pa një rënie të konsiderueshme ekonomike dhe banka qendrore mund të jetë vetëm disa rritjesh të tjera norme larg nga niveli që mendon se është mjaft kufizues për të shënuar rënie të inflacionit.
Vendimi I FED e ngriti normën bazë të interesit nëjditor në një nivel mes 4.5% dhe 4.75%, një lëvizje e parashikuar nga investitorët dhe e mëbshtetur nga bankierët e FED përpara takimit të fundit. Por, në mbajtjen e premtimit për më shumë rritje të normave në të ardhmen, Fed u tërhoq kundër pritshmërive të investitorëve se ishte gati të shënonte fundin e ciklit aktual të shtrëngimit, për faktin se inflacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme për gjashtë muaj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Hakerat e Crypto-s vjedhin 3.8 miliardë dollarë në 2022 - Raporti, operacionet u drejtuan nga grupet e Koresë së Veriut
Viti i kaluar ishte më më negativi për sa i përket rekordit për grabitjet e kriptomonedhave, me hakerat që vodhën deri në 3.8 miliardë dollarë, të drejtuar nga......

Ekonomia do të rritet me 3% këtë vit? - Instituti i Vienës: Shqipëria, vendi i dytë me rritjen më të lartë në rajon
"Instituti i Vienës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare" është institucioni i radhës që ka parashikuar rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin aktual, por......

Australia ‘fshin’ mbretin Çarls nga kartëmonedhat – Kush do ta zëvendësojë imazhin e tij?!
Australia njoftoi të enjten se do të fshijë monarkun britanik nga kartëmonedhat e saj, duke zëvendësuar imazhin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në......

BE prezanton planin e ri për të kundërshtuar subvencionet amerikane dhe parandaluar ‘rrjedhjen’ e talenteve!
Nga frika e një eksodi shkatërrues biznesi përtej Oqeanit Atlantik, Komisioni Europian zbuloi të mërkurën plane të reja për të nxitur industrinë e gjelbër të......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin takimin e BQE dhe Bankës së Anglisë
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën lëvizjet e fundit të Rezervës Federale, ndërsa tashmë po presin......

Nafta zbret pranë 83 USD për fuçi - Në fokus, marrëveshja e BE për të vendosur tavan mbi naftën ruse
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por një ditë më parë ra ndjeshëm, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur normën bazë të......

FED rrëzon dollarin amerikan - Prek nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, përballë “shportës”
Dollari është dobësuar ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......

Rritja e sigurisë në rrugë - Dhoma Amerikane: Monitorim digjital i mjeteve në qarkullim, ndikon dhe në uljen e emetimeve
Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor finalizuan projektin e Monitorimit Interaktiv......