Konsumatorët, optimistë për të ardhmen e ekonomisë - Vrojtimi i Bankës Qendrore, parashikojnë blerje në shuma të mëdha në të ardhmen

Besimi i konsumatorit te ecuria e ekonomisë ka vijuar rritjen edhe në këtë fillimviti, duke ju afruar mesatares asfatgjatë. Vrojtimi periodik që kryen Banka e Shqipërisë për matjen treguesit të ndjesisë ekonomike ka konkluduar se besimi konsumator vijoi të përmirësohet për të katërtin muaj rresht, duke iu afruar më shumë mesatares historike. Niveli i tij u rrit me 0.9 pikë përqindje në janar, duke qëndruar vetëm rreth 4 pikë nën mesataren historike. Rritja u ndikua nga pritjet më optimiste për situatën ekonomike e financiare, si dhe për blerjet në shuma të mëdha në të ardhmen.
Paralelisht, në rritje ka ardhur për këtë fillimviti edhe Treguesi i ndjesisë ekonomike, duke shënuar nivelin 106.3. Përmirësimi u përcaktua nga rritja e besimit në sektorin e shërbimeve dhe rritja e besimit konsumator. Dhe ka qenë pikërisht sektori i shërbimeve ai që ka dhënë kontributin më të madh të treguesve në muajin janar.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në shërbime vijoi prirjen rritëse për të katërtin muaj rresht, duke u rritur me 4.3 pikë përqindje në muajin janar. Si rrjedhim, niveli i tij vijon të mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike, rreth 13.2 pikë përqindje më lart. Rritja u ndikua nga vlerësimet pozitive për ecurinë aktuale të biznesit dhe për nivelin e kërkesës. Vlerësimet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e punësimit nuk kanë ndryshime të ndjeshme nga muajt e kaluar. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen me rritje.
Ndërkaq, Treguesi i besimit në tregti ra me 1.1 pikë përqindje në muajin janar, por mbeti 1.2 pikë përqindje më i lartë se niveli mesatar. Bizneset e tregtisë vlerësuan me rënie ecurinë aktuale të biznesit të tyre, si dhe pritjet e punësimit. Gjithashtu, pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie.
Lorenc Rabeta / SCAN

Dëmet nga makinat e pasiguruara, ku duhet të trokisni - Kreu i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve: Ligji i ri i dha zgjidhje, paguhen brenda afateve
Ligji i ri i sigurimeve, që po zbatohet prej një viti e gjysmë, ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë sa i përket aksidenteve të shkaktuara nga makinat e......

Vendimet e FED ndikojnë në bankat e tjera qendrore - Ekonomitë kryesore ndjekin të njëjtin shembull me pasoja në ekonominë globale
Sipas ekonomistëve, raundet e shumta të rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së kanë detyruar bankat qendrore të ekonomive kryesore të......

Rritet çmimi i naftës, bie vlera e dollarit - OPEC+ këmbëngul në politikën e uljes së prodhimit
Çmimet e naftës u rimëkëmbën sërish pas një rënieje në seancën e mëparshme, pasi një dollar më i dobët shtoi kërkesën për asetetme rrezik dhe vendimi i OPEC+......

Si e mbyllën janarin monedhat? - Euro "ngriti pak kokën", dollari pranë minimumit 1-vjeçar
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me kursin mesatar të këmbimit të monedhave të huaja kundrejt monedhës vendase. Le të shohim......

Kriza e gazit në Gjermani - Vendi s’mund të mbështetet më në dimrat e ngrohtë
Gjermania do e kalojë këtë dimër pa ndërprerje të mëdha në furnizimet me gaz, por kjo nuk nënkupton tejkalim të krizës energjetike. Shefi ekzekutiv i E.ON, një......

FED rrit me 25 pikë bazë normën e interesit - Powell: Duhen më shumë prova që vërtetojnë rënien e inflacionit
Rezerva Federale rriti normën e saj të interesit me një cerek pikë përqindjeje, megjithatë vazhdoi të premtojë rritje të vazhdueshme në kostot e huamarrjes si......

Hakerat e Crypto-s vjedhin 3.8 miliardë dollarë në 2022 - Raporti, operacionet u drejtuan nga grupet e Koresë së Veriut
Viti i kaluar ishte më më negativi për sa i përket rekordit për grabitjet e kriptomonedhave, me hakerat që vodhën deri në 3.8 miliardë dollarë, të drejtuar nga......

Ekonomia do të rritet me 3% këtë vit? - Instituti i Vienës: Shqipëria, vendi i dytë me rritjen më të lartë në rajon
"Instituti i Vienës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare" është institucioni i radhës që ka parashikuar rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin aktual, por......