Si u ndanë eksportet e prodhimeve “Made in Albania”? - Bujqësia shiti më shumë sasi, agroindustria fitoi më shumë para’

Shqipëria ka eksportuar afro 55.1 miliardë lekë produkte bujqësore gjatë vitit që lamë pas, me një perfomancë pozitive krahasuar me një vit për parë. Por cilët nga nën sektorët dhanë kontributin më të madh dhe mbajnë peshën kryesore?
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, si më vlerë edhe në sasi, bujqësia është më konkurruese dhe kryesisht me produkte të serave që tregon përtej kufijve. Por, nëse do të bëjmë një analizë referuar strukturës së eksporteve në vlerë, vihet re se bujqësia dhe industria zënë thuajse të njëjtën peshë, respektivisht me 42.7 për qind dhe 42.2 për qind.
Pra në total janë shitur 23.5 miliardë lekë prodhime bujqësore dhe 23.2 miliardë lekë prodhime të përpunuara. Ndërsa peshkimi zë 14.1 për qind dhe blegtoria është në nivele shumë të ulëta me vetëm 0.9 për qind.
Nëse analiza do të bëhej referuar tregtisë së këtyre produkteve në sasi, vihet re se bujqësia ka eksportuar thuajse dyfishin e produkteve agroindustriale, të cilat janë kryesisht produkte të përpunuara dhe paketuara, ndërsa ka gjeneruar thuajse të njëjtën vlera monetare.
E thënë ndryshe pavarësisht sasisë së përgjysmuar, agroindustria të konkurrojë në vlerë dhe ndoshta të fitojë më shumë. Ndërsa peshkimi ka eksportuar vetëm 2.3 për qind dhe blegtoria 0.9 për qind. Ministria e Bujqësisë synon që përgjatë këtij vitit eksportet bujqësore të arrijnë në 60 miliardë lekë, me një rritje afro 5 miliardë lekësh.
Elisabeta Dosku / SCAN

Tarifat noteriale do të rriten - Fatmir Laçej: Kostot për noterët janë shtuar me 20%, nuk do të preken grupet vulnerabël
Tarifat e noterëve do të rriten. Këtë e paralajmëroi në emisionin Scan Update Fatmir Lacej, Nënkryetari I Dhomës së Noterëve. Arsyeja sipas tij është rritja e......

Humbjet e energjisë në transmetim, 2.11% - Miliarda lekë për mbulimin e tyre, nivelet e pandryshuar në 4 vitet e fundit
2.11% e energjisë humbi në rrjetin e transmetimit gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit kjo shifër ka mbetur në......

BQE rrit normën e interesit me 50 pikë bazë - Shkon në nivelin më të lartë që nga nëntori 2008
Vetëm pak orë pas Rezervës federale në SHtetet e Bashkuara të Amerikës, Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interest me 50 pikë bazë, duke......

Bordi i Transparencës: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

‘Efektet do të jenë katastrofike’ - Kina do të humbasë gjysmën e popullsisë deri në fund të shekullit!
Popullsia në rënie e Kinës është një ogur i zymtë për pjesën tjetër të botës. Popullsia e Kinës po zvogëlohet dhe ndërsa vendi masiv është ende shtëpia e 1.4......

Qeveria shtrëngon “rripin” ndaj përjashtimeve nga taksat - Nuk preken investimet publike, parashikohen në mbi 5 % të PBB
Qeveria do të vijojë politikën e nisur për shtrëngimin fiskal dhe heqjen e përjashtimeve të bëra deri më tani për biznese në sektorë të ndryshëm, si një ndër......

Bizneset private shkelin më së shumti kodin e punës - Studimi i UNFPA: 29% e punonjësve deklaruan se nuk përfituan nga leja vjetore në 2022
Respektimi i Kodit të Punës ka krijuar diferenca ndërmjet shtetërorit dhe privatit përsa i përket krijimit të kushteve për punonjësit. Më së shumti të drejtat......

Konsumatorët, optimistë për të ardhmen e ekonomisë - Vrojtimi i Bankës Qendrore, parashikojnë blerje në shuma të mëdha në të ardhmen
Besimi i konsumatorit te ecuria e ekonomisë ka vijuar rritjen edhe në këtë fillimviti, duke ju afruar mesatares asfatgjatë. Vrojtimi periodik që kryen Banka e......