Shqipëria Postuar më 2 Shkurt 2023, 14:56

Tarifat noteriale do të rriten - Fatmir Laçej: Kostot për noterët janë shtuar me 20%, nuk do të preken grupet vulnerabël

Nga SCAN TV
Tarifat noteriale do të rriten - Fatmir Laçej: Kostot për

Tarifat e noterëve do të rriten.  Këtë e paralajmëroi në emisionin Scan Update Fatmir Lacej, Nënkryetari I Dhomës së Noterëve. Arsyeja sipas tij është rritja e kostove të shërbimeve, përfshirë këtu dhe përdorimin e sistemit elektronik, që ndryshe nga ato qeveritare, i rezistoi hakërimit.

Rritja nuk do të jetë në bllok, por për tarifa të veçanta. Pra jo për shërbime që i ofrohen shtresave vulnerabël, sidomos pensionistëve.

Pavarësisht kërkesës së noterëve tarifat vendosen përfundimisht nga ministrat e Drejtësisë dhe Financave. Laçej megjithatë nuk u kursye në akuzat për korrupsionin në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Blerta Lata / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat