“Rentfromlocals”, platforma inovative që synon të krijojë një treg të përbashkët për marrjen me qira të makinave dhe apartamenteve në Shqipëri
Me numrin e turistëve që është në rritje të vazhdueshme në Shqipëri, industria e turizmit do të ketë një peshë gjithmonë e më të madhe në ekonominë tonë. Kur shohim ofertën turistike në vendin tonë, vemë re që ajo përbëhet si nga struktura të mëdha hotelesh ose kompani ndërkombëtare që kanë hyrë në tregun tonë, ashtu edhe nga sipërmarrës të vegjël vendas, ose persona privatë që japin me qera ambientet ose facilitetet e tyre.
Tashmë në Shqipëri ekziston një platformë online, që është konceptuar t’u vijë në ndihmë sipërmarrësve vendas, për të ekspozuar ofertën e tyre në internet, dhe të marrin rezervime online direkt nga turistët e huaj, të cilët kërkojnë çmime më të favorshme gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.
“Rentfromlocals” është një platformë, e cila synon të krijojë një treg të përbashkët për marrjen me qira të makinave ose apartamenteve prej bizneseve lokale dhe individëve. Platforma lejon të gjithë ata që kanë një makinë ose apartament, të vendosin ne platforme pa kosto dhe ta japin me qira gjatë kohës që ajo është e papërdorur.
Sipas zhvilluesve te kesaj platforme Marin Nikolla, Kledjan Zaimi e Elvis Koleka, qëllimi i tyre është t’i ofrojnë një mënyrë të shpejtë operatorëve të vegjël turistikë në vendin tonë, për të digjitalizuar biznesin e tyre, dhe krijimi i një ure direkte midis tyre dhe turistëve të huaj. Platforma ka nisur të jetë e disponueshme gjatë 2022 në adresën https://www.rentfromlocals.al. Ajo bazohet në teknologji mjaft të avancuar dhe bashkëkohore, për t’i ofruar përdoruesve të saj një eksperience optimale.
Ideja lindi më shumë se një vit më parë, pasi eksperienca personale e bashkëthemeluesve bëri të kuptonin menjëhere nevojën që kishte vendi i tyre për këtë shërbim. Pas analizës së thelluar të tregut, analizës së konkurencës dhe shërbimeve të ofruara prej tyre u hartua dhe konkretizua vënia në jetë e një projekti që në të ardhmen mund të kalojë kufijtë e Shqipërisë duke u shtrirë më gjerë në rajon.
Masivizimi i kësaj forme dhe mënyre të dhënies së makinave apo apartamenteve me qira do të rrisë konkurrencën e ndershme, do të sjellë një rregullim të këtij tregu, çmime më të arsyeshme, rritje të cilesisë të shërbimit si edhe rritjen e volumit të rezervimeve për shkak të ekspozimit më të gjerë tek turistët e huaj.
Fluksi i turistëve të huaj është në rritje konstante dhe qëllimi është që ata të mos orientohen vetëm në kompanitë e mëdha të makinave apo zinxhirëve të hoteleve ndërkombëtare, por edhe drejt tregut vendas që ka shumë për të ofruar në drejtim të cilësisë dhe çmimeve të favorshme.
Është shumë e rëndësishme që këto oferta mjaft interesante lokale të bëhen lehtësisht të aksesueshme nëpërmjet internetit në mbarë botën.
Sondazh

Projekti i i Portit të ri tregtar në Durrës - Qeveria do japë 180 mln euro, brenda këtij viti synohet nënshkrimi i kontratës
390 mln euro pritet të jetë vlera e investimit për ndërtimin e Porti të ri në Porto Romano. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me......

Vetëprodhim energjie nga banorët e pallateve - Ligji i ri: Bashkëpunim me të paktën 2 familje. Ekspertët: Ja si bëhet ndarja e konsumit
Për herë të parë, banorët e një pallati do të kenë të drejtë të instalojnë panele diellore për prodhimin e energjisë për nevoja autokosumatore. Projektligji......

Si u ndanë eksportet e prodhimeve “Made in Albania”? - Bujqësia shiti më shumë sasi, agroindustria fitoi më shumë para’
Shqipëria ka eksportuar afro 55.1 miliardë lekë produkte bujqësore gjatë vitit që lamë pas, me një perfomancë pozitive krahasuar me një vit për parë. Por cilët......

Tarifat noteriale do të rriten - Fatmir Laçej: Kostot për noterët janë shtuar me 20%, nuk do të preken grupet vulnerabël
Tarifat e noterëve do të rriten. Këtë e paralajmëroi në emisionin Scan Update Fatmir Lacej, Nënkryetari I Dhomës së Noterëve. Arsyeja sipas tij është rritja e......

Humbjet e energjisë në transmetim, 2.11% - Miliarda lekë për mbulimin e tyre, nivelet e pandryshuar në 4 vitet e fundit
2.11% e energjisë humbi në rrjetin e transmetimit gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit kjo shifër ka mbetur në......

BQE rrit normën e interesit me 50 pikë bazë - Shkon në nivelin më të lartë që nga nëntori 2008
Vetëm pak orë pas Rezervës federale në SHtetet e Bashkuara të Amerikës, Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interest me 50 pikë bazë, duke......

Bordi i Transparencës: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

‘Efektet do të jenë katastrofike’ - Kina do të humbasë gjysmën e popullsisë deri në fund të shekullit!
Popullsia në rënie e Kinës është një ogur i zymtë për pjesën tjetër të botës. Popullsia e Kinës po zvogëlohet dhe ndërsa vendi masiv është ende shtëpia e 1.4......