CEFTA lehtëson eksportin nëpërmjet zbatimit të rregullave kalimtare që nga 1 shkurti!

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton së nga data 1 shkurt 2023, palët e CEFTA- s do të fillojnë zbatimin e rregullave kalimtare për origjinën preferenciale të mallrave, krahas rregullave të Konventës Pan-Euro-Mesdhetare (PEM).
Sipas njoftimit për media rregullat e reja do të jenë më fleksibël, duke synuar reduktimin e kostove administrative, thjeshtuar sistemin, thjeshtuar përcaktimin e origjinës së mallrave, të cilat do të lehtësojnë më tej tregtinë në CEFTA dhe me BE-në, si edhe mundësojnë kompanive të bëhen më konkurruese në këto tregje.
"Duke zbatuar rregullat e rishikuara, më fleksibël dhe moderne, palët do të jenë në gjendje të rrisin konkurrencën e tyre të eksportit. Rregullat kalimtare për origjinën e mallrave thjeshtojnë sistemin, thjeshtojnë përcaktimin e origjinës së mallrave dhe lehtësojnë më tej tregtinë në CEFTA dhe me BE”, shpjegoi drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic.
Rregullat e reja parashikojnë disa thjeshtëzime, duke përfshirë:
- Rregulla më fleksibël dhe më të thjeshta të produktit;
- Rregulla më fleksibël të tolerancës: Rritja e pjesës së materialeve jo preferenciale në produktet e gatshme nga 10% në 15% në bazë të peshës neto për produktet bujqësore, ndërsa për produktet industriale (përveç tekstilit) toleranca vendoset në 15% e materialeve jo origjinuese bazuar në çmimin ex-works të produktit final;
- 1 ose deklarata e origjinës do të jetë një lloj i vetëm i vërtetimit të origjinës dhe do të mjaftojë për një periudhë për 10 muaj në vend të 4 muajve;
- Parashikohen gjithashtu opsionet për të rënë dakord për aplikimin e një sistemi të eksportuesve të regjistruar dhe për të rënë dakord për përdorimin e vërtetimit të origjinës që lëshohet dhe/ose dorëzohet në mënyrë elektronike.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse bankat qendrore i rrisin normat e interesit?!
Ndërsa Banka Qendrore Europiane duket e vendosur të rrisë përsëri normat e interesit, pse bankat qendrore i rrisin normat? Gjithçka po rritet: energjia......

Si mikroalgat mund të ndryshojnë botën dhe të jenë përgjigja për problemet më urgjente të planetit?!
Çdo pikë e ujit të detit është e mbushur me jetë mikroskopike. Por studiuesit në Europë besojnë se një lloj i veçantë mund të jetë përgjigja për problemet më......

FAO: Çmimet botërore të ushqimeve bien për të 10-tin muaj radhazi në janar
Çmimet botërore të ushqimeve ranë në janar për të dhjetën muaj radhazi dhe tani janë ulur me rreth 18% nga niveli rekord i marsit të kaluar pas pushtimit rus......

Java mbyllet ‘e kuqe’ për valutat kryesore – Rimëkëmbet Dollari amerikan!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë kësaj jave ka rikuperuar pikë këtë të premte duke u blerë sot me 106.4 lekë dhe duke u shitur me 107.3 lekë......

Orientimi drejt tregut të punës - Studentët diskutim me drejtues të Intesa SanPaolo Bank dhe Balfin Group!
Funksionimi i koorporatës, orientimi drejt tregut të punës dhe rruga drejt kryesimit të korporatës. Këto ishin disa nga temat që u diskutuan me studentët e......

Nafta zbret drejt 81 USD për fuçi - Ndikohet nga forcimi i dollarit amerikan. Në fokus situata e Covid në Kinë
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje për të dytin sesion me radhë. Investitorët po presin për të tjera......

Bien euro dhe paundi - BQE sinjalizon se inflacioni po bëhet i kontrollueshëm
Euro dhe paundi kanë humbur pikë, gjatë sesionit të sotëm, pas komenteve të bëra një ditë më parë nga Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, që thanë se......

Tregjet europiane korrektojnë vlerat - Realizojnë humbje modeste, pas fitimeve me 1.4% një ditë më parë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pas rritjes me rreth 1.4% në sesionin e kaluar. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm,......