Orientimi drejt tregut të punës - Studentët diskutim me drejtues të Intesa SanPaolo Bank dhe Balfin Group!

Funksionimi i koorporatës, orientimi drejt tregut të punës dhe rruga drejt kryesimit të korporatës. Këto ishin disa nga temat që u diskutuan me studentët e Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, me drejtues të Balfin Group dhe Intesa SanPaolo Bank.
Vittorio Teotonico, Dekan Fakulteti i Shkencave Ekonomike u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që dy drejtues, të dy prej sipërmarrjeve më të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë edhe në Shqipëri, Grupi Balfin një konglomerat i pranishëm në 9 shtete dhe Intesa SanPaolo, banka më e madhe në Itali, janë sot me ne”.
Duke marrë në konsideratë se ata ende nuk kanë nisur hapat drejt karrierës, Drejtuesja ekzekutive e Balfin Grup, Edlira Muka i inkurajoi të fitojnë njohuritë e duhura sesi funksionon biznesi, si një formë për avancim drejt karrierës.
Ndërkaq Edlira Muka, Drejtuese Ekzekutive Balfin Group tha: “I ftoj të gjithë studentët të vijnë e të shikojnë që sa janë Akoma në universitet, sesi operon një kompani. Brezi im nuk e ka pasur këtë mundësi./ Kjo ju bën të kuptoni si organizohen kompanitë dhe është një pikë kontakti e rëndësishme për momentin kur do të doni të nisni karrierën profesionale. Vizitoni B4Students online dhe shiko mundësitë që Grupi Balfin ju ofron. Kemi një paketë të plotë me disa programe në mbështetje të studentëve që kanë ambicie e duan të rriten”.
Teksa ndau eksperiencat si një drejtuese e mbi 5000 punonjësve, Zonja Muka i theksoi studentëve që pozicionet drejtuese duhet të jenë për më tepër se sa sigurimi i fitimeve për shoqëritë. Gjithashtu studentëve drejtuesi i Intesa SanPaolo, Alessandro D’Oria u dha sugjerime përtej studimeve në universitet: “Empatia është një element shumë i rëndësishëm që duhet të ketë një drejtues. Prandaj ju ftoj që ta kultivoni atë duke u marrë me sport, muzikë, me art në përgjithësi. Nuk mjafton vetëm aktiviteti në universitet.”
Gjithçka u diskutua, do t’i shërbejë të rinjve si një guidë orientuese për t’u përgatitur më mirë për tregun e punës dhe pritshmëritë që ata kanë.
SCAN
Sondazh

Nafta zbret drejt 81 USD për fuçi - Ndikohet nga forcimi i dollarit amerikan. Në fokus situata e Covid në Kinë
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje për të dytin sesion me radhë. Investitorët po presin për të tjera......

Bien euro dhe paundi - BQE sinjalizon se inflacioni po bëhet i kontrollueshëm
Euro dhe paundi kanë humbur pikë, gjatë sesionit të sotëm, pas komenteve të bëra një ditë më parë nga Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, që thanë se......

Tregjet europiane korrektojnë vlerat - Realizojnë humbje modeste, pas fitimeve me 1.4% një ditë më parë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pas rritjes me rreth 1.4% në sesionin e kaluar. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm,......

Pse ka (pothuajse) gjithmonë një pasqyrë në ashensorë?!
Ne përdorim pasqyrën e ashensorit për të pasqyruar veten por arsyet pse ndërtuesit e kanë futur brenda janë të tjera! Në ashensorët modernë, një pasqyrë nuk......

“Rentfromlocals”, platforma inovative që synon të krijojë një treg të përbashkët për marrjen me qira të makinave dhe apartamenteve në Shqipëri
Me numrin e turistëve që është në rritje të vazhdueshme në Shqipëri, industria e turizmit do të ketë një peshë gjithmonë e më të madhe në ekonominë tonë. Kur......

Projekti i i Portit të ri tregtar në Durrës - Qeveria do japë 180 mln euro, brenda këtij viti synohet nënshkrimi i kontratës
390 mln euro pritet të jetë vlera e investimit për ndërtimin e Porti të ri në Porto Romano. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me......

Vetëprodhim energjie nga banorët e pallateve - Ligji i ri: Bashkëpunim me të paktën 2 familje. Ekspertët: Ja si bëhet ndarja e konsumit
Për herë të parë, banorët e një pallati do të kenë të drejtë të instalojnë panele diellore për prodhimin e energjisë për nevoja autokosumatore. Projektligji......

Si u ndanë eksportet e prodhimeve “Made in Albania”? - Bujqësia shiti më shumë sasi, agroindustria fitoi më shumë para’
Shqipëria ka eksportuar afro 55.1 miliardë lekë produkte bujqësore gjatë vitit që lamë pas, me një perfomancë pozitive krahasuar me një vit për parë. Por cilët......