Prodhuesit e automjeteve i kërkojnë ndihmë BE - Regjistrimet e tyre duhet të rriten me 5% në vitin 2023

Industria europiane e automjeteve u bëri thirrje lidërve të BE-së të zbatojnë një politikë industriale ambicioze dhe të strukturuar për të konkuruar me atë të rajoneve të tjera të botës.
Sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automjeteve, qasja e Europës ka të bëjë me rregullimin e industrisë për të eliminuar emetimet e gazit që ndryshojnë klimën, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina po stimulojnë ekonomikisht industrinë e tyre në tranzicionin ekologjik.
Shoqata përsëriti domosdoshmërinë për një kuadër rregullator që garanton një pozicion konkurrues global, pasi kjo është shumë e rëndësishme. Sipas saj kjo është një industri globale, pasi nuk prodhohen produkte për tregun vendas sepse europa është pika fillestare e një ekosistemi global. Për këtë arsye lind nevoja për autoritete politike mbështetëse për të krijuar një strategji, një avantazh konkurrues për europianët. Sugjerimet e ACEA-s vijnë në prag të propozimeve të para të komisionit europian për të mbështetur investimet në industrinë e pastër.
Për më tepër, industria e automjeteve është e shqetësuar se automjetet elektrike do të mbeten të papërballueshme për shumë klientë, për shkak të lëndëve të para të shtrenjta të përdorura në bateri të cilat rrisin kostot e prodhimit. Kohët e fundit aksesi i lëvizshmërisë po bëhet me të vërtetë një temë debati për politikëbërësit. Marrëveshja e Gjelbër përmban një sasi të madhe ambicieje, e përkthyer në rregullore për europën dhe industritë e saj: është një gjë e mirë, por tani këto rregulla duhet të zbatohen dhe të përshtaten”.
Pavarësisht problemeve të së tashmes dhe pasigurive të së ardhmes, shitjet e automjeteve të reja në Bashkimin Europian duhet të rriten në vitin 2023. ACEA pret një rritje prej 5% të regjistrimeve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zhgënjejnë Apple, Google dhe Amazon - Gjigantët e teknologjisë, përballë një perspektive të zymtë ekonomike
Apple, Amazon dhe Alphabet postuan të gjitha rezultate zhgënjyese tremujore këtë javë, ndërsa kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, e kundërshtoi trendin e zymtë......

FMN: Kriza e pasurive të paluajtshme në Kinë nuk ka përfunduar ende!
Kina duhet të bëjë më shumë për të rregulluar problemet e saj me pasuritë e paluajtshme, tha të premten Fondi Monetar Ndërkombëtar. Tregu i pronave kontribuon......

Zbutet rritja e çmimeve në zonën euro - Perspektiva e kompanive për koston dhe kërkesën, më e paqartë
Kompanitë e Eurozonës presin të ngadalësojnë ritmin e rritjes së çmimeve këtë vit pasi perspektiva e tyre për kostot dhe kërkesën bëhet më pak e qartë, sipas......

ChatGPT në SHBA kushton 20 dollarë në muaj - OpenAI synon monetizimin për përmirësimin e shërbimeve
OpenAi shoqëria që ka krijuar ChatGPT prezantoi versionin pro të chatbot-it të saj me cmimin e 20 dollarëve në muaj. Shërbimi quhet ChatGPT Plus dhe i ofron të......

CEFTA lehtëson eksportin nëpërmjet zbatimit të rregullave kalimtare që nga 1 shkurti!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton së nga data 1 shkurt 2023, palët e CEFTA- s do të fillojnë zbatimin e rregullave kalimtare për......

Pse bankat qendrore i rrisin normat e interesit?!
Ndërsa Banka Qendrore Europiane duket e vendosur të rrisë përsëri normat e interesit, pse bankat qendrore i rrisin normat? Gjithçka po rritet: energjia......

Si mikroalgat mund të ndryshojnë botën dhe të jenë përgjigja për problemet më urgjente të planetit?!
Çdo pikë e ujit të detit është e mbushur me jetë mikroskopike. Por studiuesit në Europë besojnë se një lloj i veçantë mund të jetë përgjigja për problemet më......

FAO: Çmimet botërore të ushqimeve bien për të 10-tin muaj radhazi në janar
Çmimet botërore të ushqimeve ranë në janar për të dhjetën muaj radhazi dhe tani janë ulur me rreth 18% nga niveli rekord i marsit të kaluar pas pushtimit rus......