Zbutet rritja e çmimeve në zonën euro - Perspektiva e kompanive për koston dhe kërkesën, më e paqartë

Kompanitë e Eurozonës presin të ngadalësojnë ritmin e rritjes së çmimeve këtë vit pasi perspektiva e tyre për kostot dhe kërkesën bëhet më pak e qartë, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane. Kjo e fundit rriti normat e interesit për të pestën herë radhazi të enjten dhe sinjalizoi rritje të tjera në të ardhmen duke pohuar se do të ruanjë të njëjtën linjë në luftën kundër inflacionit të lartë.
Duke ndihmuar përpjekjet e BQE-së për të zbutur çmimet në rritje, shkëmbimi i saj tremujor me kompanitë e mëdha të eurozonës tregoi se ata kishin ngadalësuar ritmin e rritjes së çmimeve dhe po prisnin rritje më të vogla këtë vit. Në një deklaratë për media BQE konfirmoi se çmimet e shitjes vazhduan të rriten në total, por me një ritëm të moderuar dhe me më shumë ndryshueshmëri nëpër sektorë dhe një perspektivë më pak të sigurtë.
Pritshmëritë e sipërmarrësve për rritje të çmimeve në të ardhmen arritën kulmin në fillim të vitit 2022 dhe që atëherë kanë qenë në rënie të vazhdueshme, me një ritëm më të vogël të rritjes së çmimeve në vitin 2023. Sipas BQE-së mundësia efektive që ata të rrisin çmimet do të varet nga evolucioni ‒ gjithnjë e më i pasigurt ‒ i kostove të inputeve dhe ndjeshmëria ndaj çmimeve të kërkesës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

ChatGPT në SHBA kushton 20 dollarë në muaj - OpenAI synon monetizimin për përmirësimin e shërbimeve
OpenAi shoqëria që ka krijuar ChatGPT prezantoi versionin pro të chatbot-it të saj me cmimin e 20 dollarëve në muaj. Shërbimi quhet ChatGPT Plus dhe i ofron të......

CEFTA lehtëson eksportin nëpërmjet zbatimit të rregullave kalimtare që nga 1 shkurti!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton së nga data 1 shkurt 2023, palët e CEFTA- s do të fillojnë zbatimin e rregullave kalimtare për......

Pse bankat qendrore i rrisin normat e interesit?!
Ndërsa Banka Qendrore Europiane duket e vendosur të rrisë përsëri normat e interesit, pse bankat qendrore i rrisin normat? Gjithçka po rritet: energjia......

Si mikroalgat mund të ndryshojnë botën dhe të jenë përgjigja për problemet më urgjente të planetit?!
Çdo pikë e ujit të detit është e mbushur me jetë mikroskopike. Por studiuesit në Europë besojnë se një lloj i veçantë mund të jetë përgjigja për problemet më......

FAO: Çmimet botërore të ushqimeve bien për të 10-tin muaj radhazi në janar
Çmimet botërore të ushqimeve ranë në janar për të dhjetën muaj radhazi dhe tani janë ulur me rreth 18% nga niveli rekord i marsit të kaluar pas pushtimit rus......

Java mbyllet ‘e kuqe’ për valutat kryesore – Rimëkëmbet Dollari amerikan!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë kësaj jave ka rikuperuar pikë këtë të premte duke u blerë sot me 106.4 lekë dhe duke u shitur me 107.3 lekë......

Orientimi drejt tregut të punës - Studentët diskutim me drejtues të Intesa SanPaolo Bank dhe Balfin Group!
Funksionimi i koorporatës, orientimi drejt tregut të punës dhe rruga drejt kryesimit të korporatës. Këto ishin disa nga temat që u diskutuan me studentët e......

Nafta zbret drejt 81 USD për fuçi - Ndikohet nga forcimi i dollarit amerikan. Në fokus situata e Covid në Kinë
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje për të dytin sesion me radhë. Investitorët po presin për të tjera......