Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2023, 13:53

Projekti për pistë garash në Shqipëri - Rama: Do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë. Balluku: S’është thjesht një pistë

Nga SCAN TV
Projekti për pistë garash në Shqipëri - Rama: Do të

Disa kompani të huaja morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për projektin “Auto Moto Park Albania”, që parashikon ndërtimin e një piste offroad për të zhvilluar në mënyrë të kontrolluar sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge. I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri, Edi Rama i cili tha se ky projekt do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare, si dhe do të rrisë punësimin.

Edhe sipas ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndërtimi i cirkuitit të parë motosportiv do të diversifikojë ofertën turistike, si dhe do të ofrojë disa hapësira të tjera, përveç pistës.

Më konkretisht, Auto Moto Park është një projekt, që përveç pistës do të përmbajë Akademinë  Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike. Në funksion të këtij projekti është zhvilluar edhe tenderi për ndërtimin e argjinaturës së lumit Shkumbin, si infrastrukturë mbështetëse e Auto-Moto Park në Elbasan.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat