Rihapet “thesi” i fondeve për fermerët - 3.2 miliardë lekë në dispozicion, çfarë pritet të ndryshojë

Fermerët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi të aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes 2023, e cila zbatohet nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Aktualisht qeveria po përgatit udhëzimin i cili përcakton skemat e mbështetjes dhe kriteret e financimit dhe me miratimin e tij, brenda këtij muaji pritet të hapen edhe aplikimet të cilat në fazën fillestare bëhen përmes e-Albana me zero dokumente.
Fondi i vënë në dispozicion gjatë këtij viti është i njëjtë me financimin fillestar të miratuar gjatë vitit që lamë pas, prej 3.2 miliardë lekësh, nga të cilat 1 miliardë do të përdoret për skemën e naftës falas në bujqësi. Ajo që pritet të ndryshojë në raport me skemat e aplikuara gjatë viti që lamë pas, është mbështetja për blegtorinë, duke qenë se në 2022 nuk pati shumë interes dhe rezultoi të ishte disi diskriminuese për blegtorët.
Përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. SHBB-të dhe personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv.
Detyrim kryesor është gjithashtu që përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore” . Po ashtu, të gjithë aplikantët me status fermer ose person fizik/juridik që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, përpara aplikimit duhet të plotësojnë/përditësojnë Regjistrin e Fermës.
Gjatë vitit 2022 për shkak të situatës së krijuar nga kriza e çmimeve, fondi total i mbështetjes fermerëve përmes skemave kombëtare arriti në 5.1 miliardë, të cilat u shpërndanë në mbi 48 mijë fermerë. Vetëm nga nafta falas, përfituan mbi 34 mijë fermerë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Projekti për pistë garash në Shqipëri - Rama: Do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë. Balluku: S’është thjesht një pistë
Disa kompani të huaja morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për projektin “Auto Moto Park Albania”, që parashikon ndërtimin e një piste offroad për të......

Qeveria “lëshon dorën” për pensionet dhe administratën - Sa do të jetë financimi për secilën kategori këtë vit dhe në vijim?
Qeveria planifikon që fondi i vënë në dispozicion për politika të reja pensionesh apo shpërblimin e pensionistëve si dhe për pagat e administratës të vijë në......

“Boom” licencash për tregtim energjie - Në vitin 2022 morën “OK” 16 kompani, numri më i lartë ndër vite
Viti 2022 shënoi një kërkesë në rritje për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që lamë......

Rivali kinez i Tesla-s, lançon EV-të në Europë në një shtysë agresive ndërkombëtare!
Xpeng, një startup kinez i automjeteve elektrike, të premten lançoi dy nga makinat e saj kryesore në një numër vendesh europiane, ndërsa vazhdon shtytjen e saj......

Inflacioni në Turqi shkon në 58% - Niveli është shumë më i lartë se sa pritej
Inflacioni vjetor në Turqi u ul në 57.68% në janar, sipas të dhënave zyrtare, por mbetet gjithësesi shumë më i lartë se parashikimet, pavarësisht një efekti......

Prodhuesit e automjeteve i kërkojnë ndihmë BE - Regjistrimet e tyre duhet të rriten me 5% në vitin 2023
Industria europiane e automjeteve u bëri thirrje lidërve të BE-së të zbatojnë një politikë industriale ambicioze dhe të strukturuar për të konkuruar me atë të......

Zhgënjejnë Apple, Google dhe Amazon - Gjigantët e teknologjisë, përballë një perspektive të zymtë ekonomike
Apple, Amazon dhe Alphabet postuan të gjitha rezultate zhgënjyese tremujore këtë javë, ndërsa kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, e kundërshtoi trendin e zymtë......

FMN: Kriza e pasurive të paluajtshme në Kinë nuk ka përfunduar ende!
Kina duhet të bëjë më shumë për të rregulluar problemet e saj me pasuritë e paluajtshme, tha të premten Fondi Monetar Ndërkombëtar. Tregu i pronave kontribuon......