BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftës duke nisur nga dita e diel!

Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë dakord për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal BE kërkon të ulë të ardhurat financiare të Rusisë për luftën në Ukrainë.
Sipas diplomatëve të BE vendoset një çmim tavan me 100 dollarë për fuçi për produkte derivate si diesel dhe 45 dollarë për fuçi për produkte si vaji për produkte më të lira si vaji për ngrohje. Ky vendim pason një propozim të Komisionit Europian, sipas të cilit çmimet tavan do të hyjnë në fuqi nga e diela.
Polonia dhe shtetet baltike, Letonia, Lituanua dhe Estonia kishin kërkuar, sipas diplomatëve çmime edhe më të ulta, gjë që i shtyu me disa ditë negociatat. Edhe G-7 dhe Australia kanë rënë dakord po ashtu për një kufizim të çmimit të produkteve ruse të naftës. Në fillim të dhjetorit BE, G7 dhe Australia kishin vendosur një çmim tavan për naftën e papërpunuar ruse me 60 dollarë. Shoqërive perëndimore të anijeve dhe sigurimeve iu lejohet transporti dhe sigurimi i produkteve ruse të naftës vetëm nëse në blerje janë zbatuar rregullat e vendosura për çmimin tavan.
Ministrja amerikane e Financave, Janet Yellen deklaroi, se ka shenja se çmimet tavan zvogëlojnë të ardhurat ruse nga nafta e papërpunuar. Sipas një vlerësimi të bërë të ditur, nga presidentja e KE, Ursula von der Leyen të enjten nga çmimi tavan aktual Moska humb 160 milionë euro në ditë.
Edel Strazimiri / SCAN

Ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano, tenderi së shpejti - Vengu: Porti do t’i shërbejë gjithë rajonit me mundësi konkurrence edhe më të gjerë
Brenda pak javësh do të hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Projekti i ri ka vënë në garë dhjetëra kompani të huaja dhe vendase të......

“Ngrin” turizmi dimëror - Shqipëria vijon të ndërpresë ciklin 365 ditësh të pritjes së turistëve
Cikli 365 ditë i turizmit në Shqipëri nuk ka vazhdueshmëri. Mbi 53% të nurmrit të turistëve në Shqipëri vijnë vetëm për tre muaj qershor, korrik, gusht.......

Taksa e sheqerit: Sugar-tax për pijet redukton obezitetin tek fëmijët dhe jo vetëm!
Mbretëria e Bashkuar po fillon të korrë përfitimet e taksës për pijet me sheqer të vendosur në vitin 2018: hyrja në fuqi e taksës së sheqerit ka çuar në një......

Rihapet “thesi” i fondeve për fermerët - 3.2 miliardë lekë në dispozicion, çfarë pritet të ndryshojë
Fermerët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi të aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes 2023, e cila zbatohet nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe......

Projekti për pistë garash në Shqipëri - Rama: Do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë. Balluku: S’është thjesht një pistë
Disa kompani të huaja morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për projektin “Auto Moto Park Albania”, që parashikon ndërtimin e një piste offroad për të......

Qeveria “lëshon dorën” për pensionet dhe administratën - Sa do të jetë financimi për secilën kategori këtë vit dhe në vijim?
Qeveria planifikon që fondi i vënë në dispozicion për politika të reja pensionesh apo shpërblimin e pensionistëve si dhe për pagat e administratës të vijë në......

“Boom” licencash për tregtim energjie - Në vitin 2022 morën “OK” 16 kompani, numri më i lartë ndër vite
Viti 2022 shënoi një kërkesë në rritje për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që lamë......

Rivali kinez i Tesla-s, lançon EV-të në Europë në një shtysë agresive ndërkombëtare!
Xpeng, një startup kinez i automjeteve elektrike, të premten lançoi dy nga makinat e saj kryesore në një numër vendesh europiane, ndërsa vazhdon shtytjen e saj......