Në Shqipëri, diploma gjithmonë e më shumë e pavlerë - Rritet rreziku i varfërisë për ata me arsim të lartë, në 8.4%. E kundërta për ata pa "universitet"

Në Shqipëri 8.4% e atyre që kanë arsim të lartë janë në rrezik varfërie, thonë shifrat e Agjencisë Europiane të Statistikave. Në rrezik për të qenë të varfër klasifikohen ata individë të cilët jetojnë me një nivel të ardhurash të disponueshme, pra pas taksave, nën 60% të medianës kombëtare, ku janë të përfshira edhe përfitimet nga mbështetja sociale. Ndërkohë, si arsim i lartë klasifikohen ciklet nga 5-8 të standardit ndërkombëtar, pra që nga arsimi i lartë dy-vjeçar e më lart. Të dhënat më të fundit për Shqipërinë i referohen vitit 2020.
Sipas këtyre shifrave, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” rezulton se, Shqipëria pozicionohet e 9-ta në Europë ndër shtetet me normën më të lartë. Por, ajo që bie në sy është fakti se më keq se Shqipëria janë vende si: Danimarka, Gjermania, Austria, Suedia, Holanda apo Spanja. Ndërkohë, Estonia dhe Letonia janë dy vendet me normën më të lartë në kontinentin e vjetër sa i përket rrezikut për të qenë i varfër mes atyre me arsim të lartë. Madje, vendet më pak problematike në Europë në këtë drejtim janë: Hungaria, Çekia dhe Rumania, me këtë të fundit që raporton se vetëm 1.4% e atyre me arsim të lartë janë në rrezik varfërie.
Por, ajo që bie më shumë në sy nga këto shifra është fakti se në Shqipëri, ata me arsim të lartë duket se janë gjithmonë e më shumë në rrezik varfërie. Kjo pasi norma është rritur në mënyrë progresive nga viti në vit. Në vitin 2017 kjo normë në Shqipëri ka qenë pranë 7.3%, për t`u ngjitur në 8.2% në 2018-tën, po kaq në 2019-ën dhe 8.4% në 2020-ën. Pra, kemi të bëjmë me një rritje prej 1.1 pikësh përqindje në harkun e 3 viteve. Kjo është rritje e 7-të më e lartë në Europë. Më keq se Shqipëria janë: Estonia, Turqia, Letonia, Malta, Franca dhe Bullgaria, me një normë rritje mes 1.3 dhe 2.4 pikësh përqindje, sinjalizojnë shifrat e analizuara nga “Scan Intel”. Nga krahu i kundërt i tabelës, si shtetet europiane me uljen më të madhe të rrezikut për të qenë i varfër gjatë periudhës 2017-2020 janë: Greqia me -2.3%, Serbia me -2.7% dhe Hungaria me -4.7%.
Por, krejt e kundërta ka ndodhur për ata me arsim të ulët dhe të mesëm. Për ata me arsim të ulët norma e rrezikut për të qenë i varfër fiksohet pranë 26.3%, nga 29.3% që ishte në vitin 2017, pra në rënie me plot 3 pikë përqindje, Për ata me arsim të mesëm kjo normë fiksohet në 16.8%, nga 17.8% që ishte në vitin 2017, në rënie me 1 pikë përqindje.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë - Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon dhe të parafundit në botë për vullnetarizmin
Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i......

Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për frymë popullsie!
Numri i tyre në vend është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet për makinat elektrike. Jo të gjithë në kryeqytetin......

BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftës duke nisur nga dita e diel!
Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë dakord për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal......

Ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano, tenderi së shpejti - Vengu: Porti do t’i shërbejë gjithë rajonit me mundësi konkurrence edhe më të gjerë
Brenda pak javësh do të hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Projekti i ri ka vënë në garë dhjetëra kompani të huaja dhe vendase të......

“Ngrin” turizmi dimëror - Shqipëria vijon të ndërpresë ciklin 365 ditësh të pritjes së turistëve
Cikli 365 ditë i turizmit në Shqipëri nuk ka vazhdueshmëri. Mbi 53% të nurmrit të turistëve në Shqipëri vijnë vetëm për tre muaj qershor, korrik, gusht.......

Taksa e sheqerit: Sugar-tax për pijet redukton obezitetin tek fëmijët dhe jo vetëm!
Mbretëria e Bashkuar po fillon të korrë përfitimet e taksës për pijet me sheqer të vendosur në vitin 2018: hyrja në fuqi e taksës së sheqerit ka çuar në një......

Rihapet “thesi” i fondeve për fermerët - 3.2 miliardë lekë në dispozicion, çfarë pritet të ndryshojë
Fermerët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi të aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes 2023, e cila zbatohet nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe......

Projekti për pistë garash në Shqipëri - Rama: Do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë. Balluku: S’është thjesht një pistë
Disa kompani të huaja morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për projektin “Auto Moto Park Albania”, që parashikon ndërtimin e një piste offroad për të......