Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë - Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon dhe të parafundit në botë për vullnetarizmin

Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i përket bujarisë. Ky indeks ka nisur të vlerësohet dhe të publikohet që në vitin 2008, duke marr shkas nga kriza globale financiare dhe ka vijuar të publikohet edhe në vitet në vazhdim. Të dhënat janë të mbledhura dhe përpunuara nga "Gallup", kompania e njohur për sondazhet e saj të opinionit publik të kryera në mbarë botën, dhe përfshijnë sondazhe të zhvilluara në 119 vende të botës.
Indeksi ka për qëllim të sigurojë të dhëna rreth natyrës së të dhuruarit, ose bujarisë, e shpërndarë në të gjithë botën. Indeksimi është mbështetur në tre aspekte bazë, të shtruara në formën e pyetjeve. Le të shohim si qëndron Shqipëria në secilën prej këtyre pyetjeve.
Pyetja e parë ka të bëjë me ndihmën ndaj një të panjohuri, ku vendi ynë renditet në pozicionin e 78-të në botë, duke shënuar 57%. Pyetja e dytë për të kuptuar më shumë mbi bujarinë, ka të bëjë me dhurimin në vlerave monetare. Sipas të dhënave, vendi ynë renditet në i 48-ti, dhe ka grumbulluar 36% pikëzim. Ndërsa, pyetja e tretë ka të bëjë me punën vullnetare, pra sa të gatshëm janë qytetarët që të dhurojnë nga koha e tyre për punë vullnetare në dobi të komunitetit apo nismave dhe kauzave të ndryshme sociale.
Në këtë aspekt, vendi ynë ka rënditjen më të dobët, pasi ka realizuar vetëm 8% pikëzim, duke u renditur në vendin e parafundit në botë, ose të 118-të. Në varësi të kësaj renditje, shohim që shqiptarët janë më mirë në dhurimin e ndihmës në vlerë monetare, janë disi më keq në gatishmërinë e tyre për të ndihmuar një të panjohur dhe renditen shumë keq për kohën vullnetare që dhurojnë.
Për sa i takon vendit më bujar në botë, Indonezia renditet e para, për të pestin vit radhazi, ku sipas raportit kjo mund të lidhet me besimin e tyre, kulturën dhe traditat për të dhuruar para dhe kohë, si dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Indonezia ndiqet më pas nga vende të tilla si Kenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe Zelanda e Re. Vendet më pak bujare sipas kësja renditje rezultojnë Kamboxhia, Japonia dhe Afganistani. Kryesisht në fund të klasifikimit qëndrojnë vendet të cilat përballen vazhdimisht me konflikte dhe paqëndrueshmëri politike, ekonomike dhe sociale. Përjashtim bën Japonia, ku sipas raportit ekziston mundësia që japonezët e konsiderojnë si përgjegjësi të ndihmuarit apo të dhuruarit.
Nga ana tjetër, krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet si vendi "më pak bujar”. Serbia renditet në vendin e 27-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 34-të, Bosnje dhe Hercogevinga në vendin e 42-të, Kosova në vendin e 44-të, ndërkohë që mungojnë të dhënat për Malin e Zi.
Ilda Methasani / SCAN
Sondazh

Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për frymë popullsie!
Numri i tyre në vend është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet për makinat elektrike. Jo të gjithë në kryeqytetin......

BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftës duke nisur nga dita e diel!
Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë dakord për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal......

Ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano, tenderi së shpejti - Vengu: Porti do t’i shërbejë gjithë rajonit me mundësi konkurrence edhe më të gjerë
Brenda pak javësh do të hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Projekti i ri ka vënë në garë dhjetëra kompani të huaja dhe vendase të......

“Ngrin” turizmi dimëror - Shqipëria vijon të ndërpresë ciklin 365 ditësh të pritjes së turistëve
Cikli 365 ditë i turizmit në Shqipëri nuk ka vazhdueshmëri. Mbi 53% të nurmrit të turistëve në Shqipëri vijnë vetëm për tre muaj qershor, korrik, gusht.......

Taksa e sheqerit: Sugar-tax për pijet redukton obezitetin tek fëmijët dhe jo vetëm!
Mbretëria e Bashkuar po fillon të korrë përfitimet e taksës për pijet me sheqer të vendosur në vitin 2018: hyrja në fuqi e taksës së sheqerit ka çuar në një......

Rihapet “thesi” i fondeve për fermerët - 3.2 miliardë lekë në dispozicion, çfarë pritet të ndryshojë
Fermerët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi të aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes 2023, e cila zbatohet nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe......

Projekti për pistë garash në Shqipëri - Rama: Do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë. Balluku: S’është thjesht një pistë
Disa kompani të huaja morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për projektin “Auto Moto Park Albania”, që parashikon ndërtimin e një piste offroad për të......

Qeveria “lëshon dorën” për pensionet dhe administratën - Sa do të jetë financimi për secilën kategori këtë vit dhe në vijim?
Qeveria planifikon që fondi i vënë në dispozicion për politika të reja pensionesh apo shpërblimin e pensionistëve si dhe për pagat e administratës të vijë në......