Ndryshimet klimatike ushtrojnë presion ndaj bizneseve - Sondazhet, një nga tre çështjet më urgjente në sektor

Ndryshimet klimatike janë prioriteti më i rëndësishëm për biznesin mes pasigurisë globale. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga Deloitte midis më shumë se 2000 drejtuesve të biznesit në 24 vende me temën "Qëndrueshmëria dhe përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër". Kur u pyetën për të renditur çështjet që i shtyjnë më shumë kompanitë e tyre, shumë drejtues e quajtën ndryshimin e klimës si një nga "tre çështjet më të ngutshme", duke u renditur më lart se shtatë të tjerat, të cilat përfshijnë inovacionin, konkurrencën për talentin, por edhe sfidat e zinxhirit të furnizimit. Vetëm perspektiva ekonomike renditet pak më e lartë se ndryshimi i klimës. Për më tepër, 75% e të anketuarve thanë se bizneset e tyre kishin rritur investimet e tyre në qëndrueshmëri vitin e kaluar, me rreth 20% që thanë se i kishin rritur dukshëm.
Në raportin përkatës, janë formuluar propozime indikative që mund të ndihmojnë bizneset të kapërcejnë hendekun midis pritshmërive nga tranzicioni i gjelbër dhe ndikimit real nga i gjithë ky proces. Qëllimi i këtyre propozimeve është përshpejtimi i rrugës drejt një ekonomie më të ulët të karbonit. Interesi gjithnjë në rritje i drejtuesve për qëndrueshmërinë gjatë vitit të kaluar tregon se ndikimet e ndryshimeve klimatike janë tashmë pjesë e axhendës së biznesit.
Pothuajse të gjithë të anketuarit vunë re se biznesi i tyre është ndikuar nga ndryshimet klimatike vitin e fundit. 46% përmendën mungesën e burimeve ose kostot e larta si problemin më serioz që prek tashmë bizneset e tyre, ndërsa 45% e të anketuarve theksuan ndryshimin e modeleve të konsumit ose preferencave që lidhen me ndryshimin e klimës. Së fundi, 43% përmendën rregullimin e emetimeve të gazrave si një tjetër çështje shumë të rëndësishme që prek bizneset e tyre. Gjithashtu, rreth 1/3 e drejtuesve thanë se ndryshimet klimatike ndikojnë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve. Përveç ndikimit te bizneset dhe palët e tyre të interesit, 82% e drejtuesve raportuan se ishin prekur personalisht nga efektet e ndryshimeve klimatike vitin e kaluar, me nxehtësinë ekstreme që ishte problemi më i zakonshëm.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

OSHEE: Kursyem miliona euro nga humbjet në rrjet - Kompania pranon shpenzimet e larta, 2022 u mbyll me 19.7%. Gati 1% më pak, se vjet
Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes u reduktuan me gati 1% gjatë vitit 2022. Të dhënat bëhen me dije nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë......

2022, fitime rekord për Ferrari - Regjistroi fitim neto prej 939 milionë euro, 13% më shumë krahasuar me vitin 2021
Ferrari mbylli me fitime rekord 2022-shin dhe paralajmëron një 2023 edhe më të fortë. Shtëpia e Maranellos në vitin 2022 regjistroi një fitim neto prej 939......

“Green Coast”, status special për hotel me 5 yje në Palasë - Qeveria miraton vendimin, turizëm elitar në rivierën shqiptare
Kompania “Green Coast” ka fituar statusin special si investitor në strukturë akomoduese me 5 yje. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe saktëson se......

Në Shqipëri, diploma gjithmonë e më shumë e pavlerë - Rritet rreziku i varfërisë për ata me arsim të lartë, në 8.4%. E kundërta për ata pa "universitet"
Në Shqipëri 8.4% e atyre që kanë arsim të lartë janë në rrezik varfërie, thonë shifrat e Agjencisë Europiane të Statistikave. Në rrezik për të qenë të varfër......

Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë - Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon dhe të parafundit në botë për vullnetarizmin
Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i......

Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për frymë popullsie!
Numri i tyre në vend është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet për makinat elektrike. Jo të gjithë në kryeqytetin......

BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftës duke nisur nga dita e diel!
Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë dakord për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal......

Ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano, tenderi së shpejti - Vengu: Porti do t’i shërbejë gjithë rajonit me mundësi konkurrence edhe më të gjerë
Brenda pak javësh do të hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Projekti i ri ka vënë në garë dhjetëra kompani të huaja dhe vendase të......