OSHEE: Kursyem miliona euro nga humbjet në rrjet - Kompania pranon shpenzimet e larta, 2022 u mbyll me 19.7%. Gati 1% më pak, se vjet

Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes u reduktuan me gati 1% gjatë vitit 2022. Të dhënat bëhen me dije nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sipas të cilit viti që lamë pas u mbyll me një nivel humbjesh prej 19.7% nga 20.62% që ky tregues ishte në vitin 2021. Reduktimi duket se ka ardhur si pasojëe humbjeve joteknike, ku futen vjedhjet e energjisë.
Kjo pasi, sipas OSHEE-së u arrit rritja e faturimit dhe ulja e abuzimeve, pavarësisht vështirësive, importeve, çmimeve apo mungesës së investimeve. “Janë rreth 100 mijë Mwh energji elektrike të rikuperuara në 2022 me efekt pozitiv disa milionë euro, ku në kushtet e krizës globale të çmimeve marin vlerë të shtuar”, - bën me dije OSHEE. Ndarja midis humbjeve teknike, që vijnë si pasojë e trrjetit të amortizuar dhe atyre joteknike nuk është bërë publike nga ky dikaster. Ndërkohë që sipas të dhënave të fundit të disponueshme, që i përkasin 8-mujorit 2022, sasia më e madhe e humbjeve vjen si pasojë e rrejtit, me rreth 70% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 30% shkaktohet nga lidhjet e paligjshme.
Kjo nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsderatë edhe çmimet e kripura në tregun e parregulluar. Objektivët e vendosur nga qeveria për reduktimin e humbjeve, parashikojnë një reduktim gradual të lehtë përgjatë viteve të ardhshëm. Sipas planit të rishikuar në vitin 2023 duhet të mbyllet me 19%, ndërsa në vitet në vijim do të duhet të jetë me më pak se 1% në vit, duke arritur në 17.8% në vitin 2026. Ky plan u miratua pas mos arritjes së objektivit në vitin 2019, ku synohej që humbjet të ishin në 14%.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

2022, fitime rekord për Ferrari - Regjistroi fitim neto prej 939 milionë euro, 13% më shumë krahasuar me vitin 2021
Ferrari mbylli me fitime rekord 2022-shin dhe paralajmëron një 2023 edhe më të fortë. Shtëpia e Maranellos në vitin 2022 regjistroi një fitim neto prej 939......

“Green Coast”, status special për hotel me 5 yje në Palasë - Qeveria miraton vendimin, turizëm elitar në rivierën shqiptare
Kompania “Green Coast” ka fituar statusin special si investitor në strukturë akomoduese me 5 yje. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe saktëson se......

Në Shqipëri, diploma gjithmonë e më shumë e pavlerë - Rritet rreziku i varfërisë për ata me arsim të lartë, në 8.4%. E kundërta për ata pa "universitet"
Në Shqipëri 8.4% e atyre që kanë arsim të lartë janë në rrezik varfërie, thonë shifrat e Agjencisë Europiane të Statistikave. Në rrezik për të qenë të varfër......

Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë - Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon dhe të parafundit në botë për vullnetarizmin
Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i......

Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për frymë popullsie!
Numri i tyre në vend është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet për makinat elektrike. Jo të gjithë në kryeqytetin......

BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftës duke nisur nga dita e diel!
Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë dakord për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal......

Ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano, tenderi së shpejti - Vengu: Porti do t’i shërbejë gjithë rajonit me mundësi konkurrence edhe më të gjerë
Brenda pak javësh do të hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Projekti i ri ka vënë në garë dhjetëra kompani të huaja dhe vendase të......

“Ngrin” turizmi dimëror - Shqipëria vijon të ndërpresë ciklin 365 ditësh të pritjes së turistëve
Cikli 365 ditë i turizmit në Shqipëri nuk ka vazhdueshmëri. Mbi 53% të nurmrit të turistëve në Shqipëri vijnë vetëm për tre muaj qershor, korrik, gusht.......