Bota Postuar më 4 Shkurt 2023, 10:45

2022, fitime rekord për Ferrari - Regjistroi fitim neto prej 939 milionë euro, 13% më shumë krahasuar me vitin 2021

Nga SCAN TV
2022, fitime rekord për Ferrari - Regjistroi fitim neto prej 939

Ferrari mbylli me fitime rekord 2022-shin dhe paralajmëron një 2023 edhe më të fortë. Shtëpia e Maranellos në vitin 2022 regjistroi një fitim neto prej 939 milionë euro, 13% më shumë krahasuar me vitin 2021. Të ardhurat neto u rritën me 19.3% në 5.095 miliardë euro. Dërgesat e makinave u rritën 18.5% në 13,221 njësi. Gjenerimi i fluksit të parasë së lirë industriale arriti në 758 milionë euro.

Viti i kaluar përfundoi me rezultate të jashtëzakonshme financiare që plotësuan dhe tejkaluan parashikimet duke vendosur rekorde të reja në të gjitha metrikat, si fitimi neto prej 939 milionë euro dhe gjenerimi i fluksit të parave të lira industriale prej 758 milionë euro. Këto të dhëna vendosin bazën për një 2023 edhe më të fortë, të nxitur nga kërkesa e vazhdueshme e lartë në mbarë botën.

Për vitin 2023 Ferrari pret të arrijë të ardhura neto në 5.7 miliardë euro. Rrjedha e parave të lira industriale vlerësohet deri në 900 milionë euro. Këto parashikime bazohen, në këto supozime: përzierje shumë pozitive e mbështetur nga një portofol i pasur produktesh, Ferrari Daytona SP3 dhe personalizimet; rritja e çmimeve për të kompensuar inflacionin e kostos aktuale; rritja e amortizimit e lidhur me fillimin e prodhimit të modeleve të reja; përmirësim i kufizuar në të ardhurat nga garat dhe aktivitetet e stilit të jetesës; gjenerimi i flukseve monetare të lira industriale mbështetur nga përfitueshmëria e fortë, e kompensuar pjesërisht nga shpenzimet kapitale të disiplinuara për të mbështetur rritjen afatgjatë dhe kapitalin neto qarkullues negativ.

Libri i porosive mbulon të gjithë vitin 2023 dhe një pjesë të mirë të vitit 2024, ndërsa për sa i përket elektrifikimit gjithçka po ecën sipas planit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat