“Ujësjellësit, të bëjnë studim mbi eficiencën e energjisë” - Kuvendi, kërkesë ERRU-së: Energjia, kosto të larta operacionale për shoqëritë

Enti Rregullator i Ujit duhet t’iu kërkojë ujësjellësve të bëjnë një studim mbi eficiencën e energjisë në sistemet e furnizimit me ujë, duke u fokusuar në përdorimin e burimeve alternative të rinovueshme nga këto shoqëri”.
Kërkesa vjen nga Kuvendi, që në rezolutën e vitit 2024, i lë detyra ERRU-së në këtë drejtim, duke pasur parasysh ndikimin që ka kosto e energjisë ne kostot operacionale të shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve.
Në fakt, kostot e energjisë janë një shqetësim për këto shoqëri, që lindin si pasojë e humbjeve fizike, por edhe cilësisë së pompave të përdorura prej tyre. Për pasojë shumë prej kompanive përballen me fatura të larta dhe të papërballueshme për financat e tyre, duke akumuluar borxhe ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Në këto kushte nevoja e rritjes së eficiencës së përdorimit të energjisë elektrike, si dhe gjetja e rrugëve të tjera për reduktimin e sasisë së energjisë elektrike të përdorur me anë të uljes së prodhimit të ujit, duke reduktuar humbjet fizike, është e madhe.
Eficienca e energjisë është edhe një nga treguesit e performancës së shoqërive, që raportohet nga Enti Rregullator i Ujit, nga viti 2022. Ndërkohë që, për herë të parë këtë vit u raportua tendenca e tij, që sipas ERRU-së shënoi një përmirësim të lehtë. Kështu, gjatë vitit 2023 ky tregues rezultoi në 0.5 kWh/m³, nga 0,65 kWh/m³ që ishte një vit më parë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rekord skanimesh për kontenierët në pikat doganore - Mbi 265 mijë kalojnë në “filtër”. Sa është kostoja për bizneset dhe buxhetin?
Numri total i skanimeve të kontenierëve në të gjitha pikat doganore për vitin 2023 ka arritur rekord krahasuar me vitet mëparshme. Referuar raportit vjetor të......

“Investoni në industrinë ushtarake” - Peleshi: Të riaktivizojmë asetet e së shkuarës përmes investimeve të përbashkëta
Nxitja e bizneseve shqiptare për të aplikuar në projektet e NATO-s, si dhe nxitja e investimeve në industrinë ushtarake, ishte fokusi i një takimi të......

Ngrihet komisioni për ndërtimet pa leje të konfiskuara - Do të jetë organ kolegjial pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
Qeveria ka përcaktuar rregulla të reja për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Komisioni bazohet në ligjin e miratuar në vitin......

Së shpejti vjen e-Albania 2.0 - Portali i shërbimeve elektronike i nënshtrohet ridizajnimit
Portali qeveritar E-Albania do t’I nënshtrohet disa ndërhyrjeve që kanë si qëllim kalimin në një nivel tjetër të performancës në ofrimin e shërbimeve. Agjencia......

Bllokim automatik i llogarive të 130 mijë debitorëve të tatimeve - Sistem i ri elektronik që lidh 11 bankat tregtare me Tatimet
Tatimet dhe bankat në vend do të kenë së shpejti një sistem të digjitalizuar komunikimi në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Ngritja e......

Udhëheqësit e G7 bien dakord për një marrëveshje prej 46 miliardë euro për Ukrainën!
Udhëheqësit e grupit G7 kanë rënë dakord të krijojnë një hua prej 46 miliardë eurosh për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë, e cila do të......

Rikuperojnë Dollari dhe Euro ndërsa Franga dhe Paundi dobësohen!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me dje me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë sipas kursit të......

Paralajmërim i fuqishëm IEA për OPEC+: “Kërkesa kulmore globale për naftë po vjen. Bëhuni gati për ndryshimet!”
Organizata Ndërkombëtare e Energjisë – IEA, bëri një paralajmërim të fuqishëm për prodhuesit kryesorë të naftës në botë duke thënë se ata duhet të përshtasin......