Rekord skanimesh për kontenierët në pikat doganore - Mbi 265 mijë kalojnë në “filtër”. Sa është kostoja për bizneset dhe buxhetin?

Numri total i skanimeve të kontenierëve në të gjitha pikat doganore për vitin 2023 ka arritur rekord krahasuar me vitet mëparshme. Referuar raportit vjetor të ministrisë së Financave lidhur me perfomancën e koncesioneve, rezulton se në 2023 regjistrohen 265,196 skanime në total. Në krahasim me vitin 2015 kur numri i skanimeve doganore ishte afro 14,655, rritja regjistrohet në 18 fish më shumë, shifër e cila vjen edhe nga rritja e shkëmbimeve tregtare.
Ky shërbim ofrohet përmes kontratës koncesionare /PPP “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, nënshkruar me kompaninë “ S2 Albania shpk”, e cila është miratuar fillimisht në vitin 2013 dhe është ndryshuar më pas në vitin 2015 për shkak të kundërshtimeve nga bizneset lidhur me tarifat e aplikuara të skanimit për deklaratat doganore.
Ndryshimet e bëra konsistonin në uljen e vlerës së tarifës së skanimit për deklaratat doganore. Nga 39 Euro, në 5 Euro për deklaratat doganore nën ose të barabarta me 1000 Euro dhe 22 Euro për deklaratat doganore mbi 1000 Euro.
Objekti i kësaj kontrate është shmangia e nën raportimeve të deklaratave doganore për efekt të keq klasifikimeve të kodeve, të mallrave, për marrjen e detyrimeve doganore ekzaktësisht për produkte që zhdoganohen, por gjithashtu për forcimin e sigurisë kombëtare, sigurimin e kufijve nga parandalimi i kontrabandës, kryesisht të produkteve të akcizës, të lëndëve narkotike, të produkteve të dëmshme, të armëve, të municioneve, etj.
Referuar numrit të kontenierëve që skanohen në doganat Kapshticë, Morinë, Qafë Thanë dhe Kakavijë, skanohen të gjithë kontenierët që kalojnë nëpërmjet këtyre pikave kufitare, ndërsa në Doganën e Durrësit skanimi i kontenierëve bëhet mbi bazën e profileve të riskut- natyrës së mallit, origjinës etj.
Koncesioni i skanimit është nënshkruar për një afat prej 15 vitesh dhe mbështetet financiarisht nga buxheti, ku nga 2009-2023, janë paguar në total afro 14.4 miliardë lekë apo rreth 144 milionë euro.
Në përfundim të vitit të 15 të kësaj kontrate, autoritetit kontraktor do t’i kalohet në pronësi sistemi i skanerëve si dhe të tjera pajisje dhe software qe lidhen me shërbimin e skanimit te kontejnerëve te vendosura. Vlera e investimit të kompanisë llogaritet në 2.83 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Investoni në industrinë ushtarake” - Peleshi: Të riaktivizojmë asetet e së shkuarës përmes investimeve të përbashkëta
Nxitja e bizneseve shqiptare për të aplikuar në projektet e NATO-s, si dhe nxitja e investimeve në industrinë ushtarake, ishte fokusi i një takimi të......

Ngrihet komisioni për ndërtimet pa leje të konfiskuara - Do të jetë organ kolegjial pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
Qeveria ka përcaktuar rregulla të reja për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Komisioni bazohet në ligjin e miratuar në vitin......

Së shpejti vjen e-Albania 2.0 - Portali i shërbimeve elektronike i nënshtrohet ridizajnimit
Portali qeveritar E-Albania do t’I nënshtrohet disa ndërhyrjeve që kanë si qëllim kalimin në një nivel tjetër të performancës në ofrimin e shërbimeve. Agjencia......

Bllokim automatik i llogarive të 130 mijë debitorëve të tatimeve - Sistem i ri elektronik që lidh 11 bankat tregtare me Tatimet
Tatimet dhe bankat në vend do të kenë së shpejti një sistem të digjitalizuar komunikimi në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Ngritja e......

Udhëheqësit e G7 bien dakord për një marrëveshje prej 46 miliardë euro për Ukrainën!
Udhëheqësit e grupit G7 kanë rënë dakord të krijojnë një hua prej 46 miliardë eurosh për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë, e cila do të......

Rikuperojnë Dollari dhe Euro ndërsa Franga dhe Paundi dobësohen!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me dje me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë sipas kursit të......

Paralajmërim i fuqishëm IEA për OPEC+: “Kërkesa kulmore globale për naftë po vjen. Bëhuni gati për ndryshimet!”
Organizata Ndërkombëtare e Energjisë – IEA, bëri një paralajmërim të fuqishëm për prodhuesit kryesorë të naftës në botë duke thënë se ata duhet të përshtasin......

Coldplay në mbrojtje të mjedisit - Zvogëluan gjurmët mjedisore me 59%
Në vitin 2021, grupi Coldplay njoftoi një plan për të minimizuar gjurmën e karbonit të turneve të tyre me 50%. Në raportin e tyre të fundit të progresit, ata......