Bllokim automatik i llogarive të 130 mijë debitorëve të tatimeve - Sistem i ri elektronik që lidh 11 bankat tregtare me Tatimet

Tatimet dhe bankat në vend do të kenë së shpejti një sistem të digjitalizuar komunikimi në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara.
Ngritja e këtij sistemi vjen pas problematikave të konstatuara gjatë auditimeve pranë Drejtorisë së Detyrimeve Tatimore të Papaguara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Rajonin Qendror, si dhe nisur nga volumi i lartë i proceseve për realizimin dhe marrjen e masave shtrëguese, kryesisht “bllokimet e llogarive”.
Rezulton se janë 130 mijë debitorë me detyrime tatimore të papaguara, duke sjellë kështu një kosto të lartë për ndjekjen e tyre nga ana e administratës tatimore, raporton SCAN.
Kjo ndodh pasi në momentin e kryerjes së një shkrese normale të urdhër bllokimit nga ana e inspektorit për 1 tatimpagues debitor, shkresa kalon në disa procese të tjera të cilat kryhen manualisht.
Mesatarisht çdo ditë dalin 300-400 urdhërbllokime të cilat duhet të kalohen nëpër procedurat e institucioneve dhe të bankave duke sjellë shpeshherë mangësi e deri edhe skema mashtrimi.
Për këtë qëllim, është shpallur edhe tenderi përkatës që ka si objektiv përmirësimin e procedurave për realizimin sa më të shpejtë dhe më efektiv të masave shtrënguese dhe konkretisht të “Bllokimit të llogarive Bankare” përmes një sistemi elektronik.
Sistemi synon mbledhjen më shpejt dhe në kohë të detyrimeve të papaguara, uljen e ndjeshme të kostove për marrjen e masave shtrënguese, rritjen e arkëtimeve të detyrimeve të papaguara, zvogëlimin e stokut të detyrimeve të papaguara si dhe shmangien e skemave të mashtrimit që ndodhin për shkak se aktualisht proceset kryhen manualisht.
SCAN
Sondazh

Udhëheqësit e G7 bien dakord për një marrëveshje prej 46 miliardë euro për Ukrainën!
Udhëheqësit e grupit G7 kanë rënë dakord të krijojnë një hua prej 46 miliardë eurosh për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë, e cila do të......

Rikuperojnë Dollari dhe Euro ndërsa Franga dhe Paundi dobësohen!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me dje me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë sipas kursit të......

Paralajmërim i fuqishëm IEA për OPEC+: “Kërkesa kulmore globale për naftë po vjen. Bëhuni gati për ndryshimet!”
Organizata Ndërkombëtare e Energjisë – IEA, bëri një paralajmërim të fuqishëm për prodhuesit kryesorë të naftës në botë duke thënë se ata duhet të përshtasin......

Coldplay në mbrojtje të mjedisit - Zvogëluan gjurmët mjedisore me 59%
Në vitin 2021, grupi Coldplay njoftoi një plan për të minimizuar gjurmën e karbonit të turneve të tyre me 50%. Në raportin e tyre të fundit të progresit, ata......

Centrali bërthamor i gjeneratës së re në SHBA - Bill Gates, iniciator i njësisë që do të përdorë natrium dhe jo ujë për ftohje
Një termocentral bërthamor i gjeneratës së ardhshme që premton të "revolucionarizojë" mënyrën se si prodhohet energjia, filloi ndërtimin këtë javë në Wyoming,......

Gjermania shkëput Gazprom - Ndërpritet kontrata për furnizimin me gaz rus
Furnizuesi më i madh gjerman i gazit Uniper konfirmoi se po ndërpret kontratën afatgjatë të furnizimit me gaz me Gazprom. Në njoftimin zyrtar për mediat......

Mete takon Presidentin e Mastercard Europe – Në fokus, rritja e pagesave digjitale!
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e kompanisë Mastercard për Europën, Mark Barnett. Gjatë takimit diskutua mbi zhvillimet në......

Reduktim i kostove të transaksioneve me karta - Sejko takon presidentin e Mastercard Europe: Promovim i pagesave elektronike
Promovimi i pagesave elektronike në ekonominë shqiptare dhe reduktim i kostove të transaksioneve me karta”. Këto ishin dy prej çështjeve të diskutuara mes......