Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2024, 16:09

Reduktim i kostove të transaksioneve me karta - Sejko takon presidentin e Mastercard Europe: Promovim i pagesave elektronike

Nga SCAN TV
Reduktim i kostove të transaksioneve me karta - Sejko takon presidentin e

Promovimi i pagesave elektronike në ekonominë shqiptare dhe reduktim i kostove të transaksioneve me karta”. Këto ishin dy prej çështjeve të diskutuara mes guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe presidentit të Mastercard Europe Mark Barnett, gjatë një takimi zyrtar të zhvilluar mes tyre, së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë të kompanisë.

Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë e vijimit të mëtejshëm të politikave stimuluese për përdorimin sa më të gjerë të pagesave elektronike edhe në transaksionet e përditshme të qytetarëve, duke mundësuar pagesat e shpejta nga celulari. Në këtë kuadër, u diskutua mundësia e prezantimit të aplikacioneve të pagesave me kartë nëpërmjet celularit.

Sa i takon reduktimit të kostove të transaksioneve me karta, si një prej rekomandimeve të Bashkimit Evropian, palët ranë dakord të bashkëpunojnë për të promovuar mënyra inovative që mundësojnë ofrimin e shërbimeve efikase si nga pikëpamja e lehtësisë së përdorimit, ashtu edhe e kostove.

Në këtë këndvështrim, Sejko prezantoi projektet e Bankës së Shqipërisë për krijimin e një sistemi Instant Payment me asistencën e Bankës së Italisë, duke replikuar sistemin TIPS të operuar nga Banka Qendrore Evropiane, si dhe anëtarësimin e përshpejtuar në SEPA.

Ndërkaq, për minimizimin e rreziqeve që lidhen me mashtrimet, krimin kibernetik dhe parandalimin e pastrimit të parave, përfaqësuesit e Mastercard ofruan mbështetjen e tyre për zbatimin e rregullores së Bashkimit Evropian “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale”.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat