Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2024, 14:06

Inspektorati i punës “zhvendoset” në kantierët në bregdet - Qosja: Në bazë të listave që kemi po spikasim bizneset problematikë

Nga SCAN TV
Inspektorati i punës “zhvendoset” në kantierët

Me shtimin e fluksit të punës në sezonin veror inspektorati i punës ka shtuar dhe planin e masave të kontrollit. Kryeinspektorja Erida Qosja në një intervistë për Scan Tv, theksoi se kontrollet janë fokusuar në vijën bregdetare duke nisur nga kantierët e ndërtimit te shtimi i punonjësve në bizneset turistike.

“Kjo punë ka filluar që në dhjetor të 2023, ku është hartuar plani i përgjithshëm i masave për mbarvajtjen e sezonit turistik. Puna është në monitorimin dhe kontrollin e mbikëqyrjen e kantiereve të ndërtimit për të cilat ka një boom të shtuar aktiviteti. Jemi përqëndruar në kantierët e ndërtimit në zonat bregdetare që këto të fundit, do duhet të jenë me masa mbrojtëse dhe të jenë kantiere të mirërregulluara.”

Por përveç kontrolleve, sipas kryeinspektores janë rritur format e ndërgjegjësimit për të siguruar një mbarëvajtje të bizneseve.

“Nëse në vitet më përpara kontrolli në sezonin turistik, ne e projektonim me krehjen e zonës, tahsmë kemi një database të plotë të veprimtarisë së subjekteve egzistuese, të cilët zovgëlojnë numrin e të punësuarëve jashtë sezonit, dhegjatë sezonit e zgjerojnë numrin e të punësuarëve. Edhe inspektporiati i punës, platforma e vlerësimit të rriskut që është brenda sistemit, na jep mundësinë që ne të targetojmë subjektet problematike dhe të shtojmë inspektimin në subjekte problematike. Maksimalizojmë burmet njerëzore për kontrollin e terrenit dhe së dyti ulin barrën e kontrolleve të panevojshme në biznese që në historikun etyre janë të rregullt.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat