Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2024, 10:43

Gonxhja: Rreth 150 mijë turistë në muzetë kombëtare gjatë këtyre muajve!

Nga SCAN TV

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë.

Gonxhja deklaron se “148,156 vizitorë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën Janar - Maj 2024, me një rritje prej 71.4 % krahasuar me vitin 2023”.

“Hyrja në të gjithë muzetë është falas në të dielën e fundit të muajit”, shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

“Interesi i vizitorëve për Muzetë Kombëtarë dhe historinë e Shqipërisë, gjithnjë e në rritje”, shprehet ministri.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat