Kur mund të hyjë në fuqi rivlerësimi me 3% i pronave? - Nisma nis të shqyrtohet javën e ardhshme në komisione

Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të nisë të mërkurën e ardhshme shqyrtimin e nismës për rivlerësimin e pronave.
Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti.
Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025.
Nëse nisma miratohet, atëhere rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.
Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, si dhe individët që disponojnë kontratë sipërmarrje ose porosie dhe që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë.
Miratimi i këtij projektligji parashikohet të ketë efekte të drejtëpërdrejta në nxitjen dhe formalizimin me vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme. Ky proces ka rezultuar me interes të lartë për qytetarët në vitet e mëparshme.
Nëse nisma merr miratimin e komisioneve kuvendore, atëherë kalon për votim në parlament. Pas votimit në Parlament, nevojitet dekretimi nga Presidenti dhe publikimi në Fletoren Zyrtare që nisma të marrë fuqi ligjore.
Ndërkohë, përfaqësues të sektorit të pasurive të paluajtshme kanë kërkuar përshpejtimin e nismës për faktin se periudha deri në miratimin e nismës mund të sjellë një frenim të tregut të shitblerjeve në pritje të miratimit të nismës.
Ledina Elezi/ SCAN
Sondazh

Policia e Shtetit, kartë e posaçme për blerjen e ushqimeve - Ulje deri në 10% të produkteve ushqimore për punonjësit e Policisë
Prej disa kohësh, punonjësit e Policisë së Shtetit përfitonin në dorë një shumë të caktuar parash për mbulimin e shpenzimeve ushqimore. Tashmë, çdo punonjës i......

Paratë e gatshme vërshojnë tregjet në korrik - Parashikimi i ‘Goldman Sachs’: Do të jetë si një përmbytje!
Një "përmbytje" e parave nga shpërndarjet pasive të kapitalit do të vërshojë bursën e SHBA në fillim të korrikut, duke nxitur një rritje të qëndrueshme gjatë......

BE – Kinë: Kompanitë europiane përgatiten për ‘luftë’ - Ato që bëjnë biznes me Pekinin, fillojnë të marrin masat
Kompanitë që blejnë nga Kina lëndë të para ose mallra të gatshme si veshje, këpucë, tekstile, pajisje elektrike dhe elektronike, si dhe lodra janë të......

Markimi i karburanteve, kalon tek Doganat - Përfundon kontrata koncesionare
Markimi dhe monitorimi i karburanteve do të kalojë nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ministria e Financave ka vendosur që të mbyllë......

Turizmi në Europë shënon rekorde të reja - Rritje kërkesë pavarësisht rritjes së çmimeve
Një verë "e nxehtë" parashikohet për industrinë e turizmit në Europë, me Kontinentin e Vjetër që pret një numër rekord turistësh dhe reagime kundër ardhjeve......

Nis lufta tregtare - Komisioni Europian vendos tarifën prej 25% ndaj Kinës
Komisioni Europian njoftoi vendosjen e tarifave të shtuara për importin e automjeteve elektrike nga Kina që do të arrijnë në disa miliardë euro, sipas......

IEA: Piku i naftës së papërpunuar dhe një tepricë e madhe e ofertës janë në horizont
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha të mërkurën se një rritje e udhëhequr nga SHBA në prodhimin global të naftës pritet të tejkalojë rritjen e kërkesës nga......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Sa këmbehen sot Euro, Paundi e Dollari?
Dollari amerikan blihet sot me 92.7 lekë dhe shitet me 93.6 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......